Apel për vajzat e përdhunuara, fjalimi prekës i shqiptares që përloti botën

0
134

Besjana Kosturi, 27-vjeçarja shqiptare e cila rreth një javë më parë u rrëmbye dhe përdhunua përgjatë gjithë natës në një kamp romësh në kryeqytetin italian, është ndër të rrallat vajza që ka dalë hapur për të denoncuar ata njerëz që për të nuk kanë të krahasuar as me kafshët!

Besjana, vajza e ish-profesorit Vladimir Kosturi foli para qindra mbështetësve italianë që dolën në një protestë sensibilizuese të shtunën në Romë, e ku me fjalët e saj përloti jo vetëm të pranishmit por me mijëra njerëz që u njohën me historinë e saj

Falenderimet për pjesëmarrësit në tubim ishin të shumta nga ana e 27-vjeçares, por në fjalimin e saj , Besjana kujtoi edhe personat që i kanë dalë kundër për faktin që ajo ka dalë me fytyrë. “Unë i them që nuk më vjen turp për atë që më ndodhi, sepse nuk kam asnjë faj për atë çka ndodhi”, tha shqiptarja ku shpesh përlotej në ato çka thoshte.

Apeli i saj është i fortë: Ftoj të gjitha gratë që janë viktima të dhunës të flasin për këtë. Nuk jemi ne që duhet të turpërohemi, por ata që i bëjnë këto gjëra duhet të turpërohen jo ne.

Dy histori tronditëse në jetën e saj janë arsye pse sipas Besjanës vajzat duhet të ngrënë zërin për të denoncuar historitë e abuzimit me to.

E para është e mikes së saj e cila e mbylli jetën në moshën 23-vjeçare. “Ajo ishte më e fortë se mua kur ishim të vogla, ajo më mbronte gjithmonë. Ajo sot nuk është këtu sepse është viktimë e një qenie që nuk mund të quhet njeri por as kafshë se as kafshët nuk sillen kështu. Për të dhe për të gjitha të tjerat ju ftoj të flisni dhe të reagoni”, u shpreh Besjana.

Por shqiptarja rrëfeu edhe historinë e një zonje e cila është e njëjtë me dramën që ajo kaloi, por që ndryshe nga Besjana, zonja në fjalë nuk mundi t’i mbijetojë përdhunuesve.

“Kam lexuar historinë e një zonë që e ndjeva afër. Ajo u rrëmbye në mes të rrugës si unë, e mbyllën në një barakë gjithë natën, si unë, por s’pati të njëjtin fat sepse sot është e vdekur. Për këto zonja duhet të reagojmë, mos të heshtim dhe mos të na vijë turp për asgjë”

I ati i saj, Vladimiri e ndoqi nga afër protestën sensibilizuese për kauzën e vajzës. Edhe  ai ka një apel për të bërë: Të mbyllen kampet e romëve. Besjana gjeti kurajën të shkojë edhe në kampin ku jeta e saj u shënjua, e shoqëruar nga gazetari italian Alessandro Moriconi, por me të njëjtin guxim përsëri thirrjen e saj për reagim dhe denoncim të keqbërësve.

27-vjeçarja u rrëmbye në mes të rrugës nga dy pjesëtarë të komunitetit rom, u drogua, dhunua e përdhunua përgjatë gjithë natës, ndërsa në rrëfimet e saj ajo ka treguar se nëse nuk do të kishte shpëtuar, kishte dëgjuar përdhunuesit të thonin se do ta vrisnin. Fillimisht 27-vjeçarja nuk u tregoi prindërve se çfarë kishte ndodhur, por vendosi të bëjë denoncimin në polici.

screenshot-6_1463418287-4898241 screenshot-1_1463418240-8417587 screenshot-3_1463418300-4949456 screenshot-5_1463418275-6603292

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here