Anika Dokle për gruan e Shukri Xhelilit: Rama ta “kandidojë” për kryebashkiake të Dibrës

0
142

Pas videoskandalit të ish- kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili i cili i këkroi favore seksuale një vajze 20 vjeçare në kërkim të një vendi pune, reagoi edhe bashkëshortja e tij duke i dalë për krah.

Ky reagim shkaktoi indinjatë në opinionin publik.

Në një reagim të saj në rrjetet sociale, Anika Dokle, vajza e deputetit Namik Dokle ironizon me PS-në, duke i kërkuar që në Dibër të kandidojë për kryebashkiake bashkëshortja e Shukri Xhelilit, Tefta Xhelili, nisur edhe nga kandidimi që po bën Hillary Clinton në SHBA.

“Për analogji me Hillary Clinton, Rilindja të kandidojë Tefta Xhelilin për kryebashkiaken e ardhshme të Peshkopisë. Na çuditët me këto intervista që legjitimojnë “palaçorllëkun”…

Nuk ka vetëm afere seksuale aty, moj zonjë!!

Reflekto brenda mureve të shtëpisë tënde dhe në heshtje publike. Ka më shumë dinjitet”, shkruan Anika Dokle në Facebook.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here