Alarm në aeroplan, evakuohen pasagjerët. Në pranga 2 persona

0
153

Është evakuuar aeroplani i kompanisë ajrore “Ryanair”, i cili ishte nisur nga Norvegjia drejt Mançesterit të Anglisë. Evakuimi ndodhi si pasojë e sjelljes së dyshimtë të dy pasagjerëve, të cilët më pas u morën në paraburgim.

Dy burra, sjellja e të cilëve ngjalli dyshime, u arrestuan dhe më pas u liruan nga autoritetet norvegjeze.

Policia kishte thënë se situata është normalizuar, kurse kompania bëri të ditur se alarmi ishte i rremë dhe se aeroplani fluturoi drejtë Mançesterit, shkruan BBC.

E gjithë kjo ndodhi pasi të dy pasagjerët u grindën me zë të lartë, të cilët gjithashtu përmendën fjalën “bombë”, pak minuta para nisjes së aeroplanit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here