Seks, para dhe vajza bionde, ana e errët e gjyqtarëve të korruptuar para ndeshjeve

0
177

Seksi përdorej. Nganjëherë do të ishte përkthyese. Ajo do të vinte në dhomë dhe do të tregonte se nuk kish kundërshtim që të shkonte me një arbitër. Pastaj mëngjesin e nesërm ata do të vinin tek ai, zyrtarët e klubit, dhe do t’i thonin “Nëqoftëse nuk e simpatizoni kauzën tonë, atëhere do t’u bëjmë të njohur njerëzve se çfarë po bënit natën e kaluar”.

Deri më tani, unë kam shkruar rreth lojtarëve apo zyrtarëve të klubeve që shesin ndeshje, por çfarë kemi lidhur me arbitrat? Po si arrijnë zyrtarët e klubeve europiane ta ဠksojnë një ndeshje, por se nuk mund të bien në ujdi me ekipin tjetër?, raporton panorama.

Si i korruptojnë arbitrat? Për të gjetur përgjigjet, fola me një njeri që ishte i dalluar në ဠksimin e ndeshjeve të futbollit: një mjeshtër në zanatin e tij, një ekspert në natyrën njerëzore dhe një njeri me kurrikul të jashtëzakonshme në ndihmën për korruptuar arbitra ndërkombëtarë. Emri i tij është Ljubomir Barin, një kroat i përshkruar si “ekrani njerëzor”, “portofoli i zi” dhe “korruptuesi”…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here