Obeziteti fillon që në mitër! Ja cilët fëmijë rrezikohen që të bëhen obezë

0
122

Rreziku për t’u bërë obezë fillon që në mitër dhe mund të shkaktohet nga nivelet e larta të sheqerit tek nëna, paralajmërojnë shkencëtarët. Ata kanë zbuluar se fëmijët që lindin nga nënat e prekura me diabet të përkohshëm, që shfaqet gjatë shtatzënisë, mund të shtojnë në peshë në vitet e para të lindjes.

Kërkuesit shkencorë nga Kolegji Suprem i Londrës kanë zbuluar se, edhe pse janë vetëm 10 javësh, këta të sapolindur kanë 16% më shumë pjesë dhjamore në trup se foshnjat e tjera. Ata monitoruan nënat me diabet gestational, një sëmundje që prek femrat vetëm gjatë shtatzënisë, kur kanë nivele të larta sheqeri në gjak. Kjo sëmundje mund të çojë në abortim ose lindje të parakohshme të fëmijës. Gjaku kalon tek fetusi nëpërmjet placentës dhe sipas shkencëtarëve, ai mund të shkaktojë ndryshime kritike në metabolizëm, që çojnë në obezitet. Në studimin e publikuar në revistën “Diabetes Care” u krahasuan masat trupore të 42 foshnje të lindur nga nëna me diabet gestitional dhe 44 fëmijë të lindur nga nëna të shëndetshme. Në moshën 10- muajshe, foshnjat e lindur nga nënat me diabet gestational kishin 16% pjesë dhjamore në trup krahasuar me fëmijët e tjerë. Fëmijët obezë ose mbipeshë janë më të rrezikuar që të preken nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru me kalimin e viteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here