Shpëton nga rënia Flamurtari, Bylis ende shpresë për në Superiore

0
159

Flamurtari i shpëton rënies nga kategoria, ndërsa Bylisi shpreson ende për mbijetesën në Superiore në ndeshjen e fundit. Takimi mes Bylisit dhe Flamurtarit u mbyll në barazim pa gola në Ballsh. Me këtë rezultat vlonjatët ngjiten në kuotën e 35 pikëve, po aq sa edhe Laçi. Ndërsa Bylisi ndodhet në vendin e parafundit me 32 pikë.

Bylisit i duhet një fitore në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë në Shkodër dhe një fitore e Tërbunit ndaj Laçit për të siguruar mbijetesën. Ndërsa Flamurtari siguroi matematikisht qëndrimin në Superiore.

Tashmë ekipi i Flamurtarit në ndeshjen e fundit do të presë Skënderbeun e vendit të parë.

IVE’/ REZULTATET E KATEGORISË SUPERIORE:

 

Bylisi-Flamurtari         0 – 0

 

Tirana-Vllaznia            1 – 0

Gol: Elis Bakaj 51′

 

Teuta-Laçi                    3 – 0

Gol: Grifshi 51′, Çyrbja 79′, Hoxha 83′

 

Tërbuni-Kukësi           1 – 2

Gol: Kuka 10′ (portier)/ Emini, Nika 44′

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here