Parukjerja kundërshton kontrollin, ngujon në dyqan tatimorin

0
147

Një parukiere 45­vjeçare është gjobitur nga Gjykata e Tiranës për kundërshtimin që ka bërë ndaj dy punonjësve të Tatimeve, të cilët do të ushtronin kontroll në biznesin e saj. Sipas Gjykatës së Tiranës, përveçse i ka ofenduar dhe u ka hedhur në rrugë dosjet e tyre, parukierja O. K. edhe ka kyçur në dyqan për disa çaste një prej tatimorëve. E pandehura ka mohuar akuzën e ngritur prej saj, duke pretenduar se në të njëjtën ditë ishte kontrolluar disa herë nga tatimorët. Ajo ka pohuar se në momentin e ngjarjes po nxitonte për te vajza e saj e sëmurë. Në vendimin e shpallur pak ditë më parë, e pandehura O. K. është deklaruar fajtore për akuzën “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe është dënuar me 60 mijë lekë gjobë.panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here