Paisja e përgjimit në polici, flet Petrit Vasili

0
148

Për kryetarin e Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasilin nëse lajmi për pajisjen përgjuese në Policinë e Shtetit është i vërtet atëherë kjo është shumë më shumë se një rast i rëndë.

Vasili i ftuar në emisionin “Oktapod” nga gazetari Turjan Hyska është pyetur nga ky u fundit edhe për pajisjen përgjuese që ka futur në konflikt prokurorin dhe policinë e shtetit.

Ai tha se Prokuroria ka bërë mirë që ka hapur një hetim për këtë çështje dhe duhet të hedh dritë dhe nëse kjo del e vërtet sipas Vasilit kjo do të ketë pasoja shumë të mëdha.

“Personalisht do të thosha që, përgjimi i paligjshëm, përgjimi okult është gjithmonë qëllim keq, pasi çdo përgjim në perceptim telefonik dhe jo vetëm, i autorizuar, i njohur në përputhje me ligjin është i mirëpritur se e ndihmon sigurinë kombëtare, por edhe sigurinë e personave”, duke vijuar më tej.

“Por i paligjshmi, okulti është gjithmonë qëllimkeq dhe përdoret në shumicën e rasteve dërmuese për interesa publike, në një pjesë tjetër të rasteve përdoret, për dëmtimin personal, individual të personave me medimeskine”, ka thënë Petrit Vasili.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here