Hapet klinika ligjore falas, Manjani: Përfitojnë shtresat e margjinalizuara

0
129

Në këtë klinikë do të japin asistencën e tyre ligjore një numër i caktuar avokatësh, të cilat do të pagihen nga një fond i veçantë. Misioni  i  BE-së, qeverinë finlandezedhe Dhoma Kombëtare e ndërmjetësimit të përfshirë në këtë projekt

 

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka përuruar ditën e djeshme  Klinikën Ligjore, një strukturë e posaçme që do të ofrojë shërbim të drejtpërdrejtë ndaj qytetarit, me qëllim rritjen e aksesit në drejtësi, sigurimin e shërbimeve ligjore për personat që paraqiten në Ministrinë e Drejtësisë për të kërkuar informacion lidhur me procedura ligjore apo me procedura administrative, luftën ndaj korrupsionit dhe zbatimin e strategjisë për edukimin ligjor. Gjatë fjalës së tij,  Manjani vuri në dukje se kjo klinikë do t’ju vijë në ndihmë të gjithë atyre qytetarëve që nuk kanë aftësi financiare që të marrin një këshillë ligjore me pagesë nga shërbimet private, ndërsa bëri me dije se do të përpiqet për hapjen e zyrave të ngjashme pranë çdo rrethi gjyqësor ku  ka gjykata.

 

Manjani: Zyra e parë në ndihmë të shtresave në nevojë

 

Para se të futej për të demonstruar se si do të fuknksiononte kjo zyrë Manjani theksoi se për të  dita e djeshme është e shënuar, për faktin se bën plotë  6 muaj nga marrja e detyrës së Ministrit të Drejtësisë. “ Kam dhënë premtimin tim të parë për t’i shërbyer njerëzve, për t’i shërbyer qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. M’u desh 6 muaj kohë përveç punës së përditshme, që të çel sot këtë zyrë, e cila quhet Klinika Ligjore, për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për të marrë shërbime ligjore falas, për të marrë këshilla ligjore falas, me përparësi, siç i trajton legjislacioni shqiptar. Në radhë të parë pensionistët, të papunët, invalidët, të gjithë shtresat e margjinalizuara që kanë që kanë një status ligjor dhe që nuk kanë aftësi financiare që të marrin një këshillë ligjore me pagesë nga shërbimet private. Kjo është zyra e parë shtetërore e cila financohet nga Komiteti Shtetëror për Ndihmën Juridike, për cilindo qytetar nga këto kategori që vjen në Ministrinë e Drejtësisë për të marrë një informacion ligjor, për të marrë një këshillë ligjore, apo qoftë edhe për të bërë një padi. Fjala klinikë do të thotë që ne japim ndihmën parësore, pra ndihmën emergjente. Gjithashtu në këtë zyrë ne ofrojmë për këtë kategori njerëzish edhe shërbimet e ndërmjetësimit falas, që do të thotë nëse dikush ka nevojë të zgjidhë një mosmarrëveshje me dikë, ne ofrojmë edhe ndërmjetësim”.

 

Çfarë është ndërmjetësimi

 

Ndërmjetësimi është një metodë alternative shumë e rëndësishme, madje mund t’u thosha për shumë arsye, për shumë opinione edhe për shumë praktika pozitive, ndërmjetësimi ndoshta ndonjëherë e tejkalon me disafish edhe rolin e vendimit të gjykatës. Pra në vend që të shkohet të pritet në gjykatë me radhë, me orë, me ditë, e me muaj të tërë, ne mund të ofrojmë edhe zgjidhje me pajtim. Gjithashtu unë falenderoj edhe një mision të BE-së, qeverinë finlandeze, e cila është pjesë e zyrës së ndërmjetësimit, e Dhomës së Ndërmjetësimit, e që na asiston në këtë sipërmarrje, Gjithashtu ftoj të gjithë komunitetin e donatorëve për ta zgjeruar këtë projekt, sepse ambicja ime është ta krijoj mundësisht pranë çdo rrethi gjyqësor ku  ka gjykata. Për të gjithë ata qytetarë që më shkruajnë mesazhe, që më shkruajnë letra, që vijnë dhe ankohen dhe që ndoshta nuk kemi qenë në gjendje t’i japim këshillën ligjore në një moment, tani kemi gjetur zgjidhjen që në këtë zyrë ta marrin këshillën ligjore në mënyrë profesionale”, u shpreh Ministri Manjani

 

Grupi i punës pranë Klinikës Ligjore ka këtë përbërje:

 

  1. Një përfaqësues nga zyra për marrëdhëniet me publikun;
  2. Dy përfaqësues nga Ndihma Shtetërore Juridike;
  3. Një përfaqësues, (inspektor) nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik,

Inspektimit të Çështjeve të Drejtësisë;

  1. Një përfaqësues nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit.

 

Funksionet e Klinikës Ligjore përfshijnë:

 

Orientimin e qytetarit për identifikimin e saktë të problemit, institucionit që duhet t`i drejtohet dhe formës nëpërmjet së cilës duhet të kërkojë shërbimin; Asistimin në hartimin e shkresave dhe kërkesave sipas nevojës së qytetarit lidhur me ankesat me shkrim në marrëdhënie me administratën publike dhe gjyqësore.  Këshillim ligjor mbi ndihmën juridike falas. Klinika ofron këshillim ligjor për qytetarët në nevojë. Organizata jo-fitimprurëse mund të ofrojnë mbështetjen e tyre në këtë drejtim. Klinika mundëson gjetjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjes me anë të stafit të saj të specializuar nëpërmjet ndërmjetësimit.  Gjatë ndihmës juridike që ofron klinika, vihen në zbatim edhe mjetet jashtëgjyqësore për zgjidhjen alernative të mosmarrëveshjeve, si mjete të shpejta, fleksibël dhe me pak kosto. Këtu përfshihet pajtimi, negocimi, ndërmjetësimi. Qytetarët këshillohen në lidhje me këto metoda, duke iu shpjeguar si funksionojnë, procedura që ndiqet, avantazhet që sjellin dhe mjetet e ankimit ndaj tyre. Dhënia e informacionit parësor mbi të drejtat dhe detyrimet që kanë qytetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here