Protesta e Erjon Veliajt para Apelit,e paligjshme, prokuroria nis hetimet

0
116

Protesta e zhvilluar para Gjykatës së Apelit është konsideruar jo e drejtë jo vetëm nga pjestarë të tjerë të politikës por edhe nga Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës ka dalë kundër protestës së organizuar nga kryebashkiaku Erojon Veliaj.

Organi i akuzës ka nisur hetimet kryesisht për akuzat “organizim i paligjshëm i protestës” dhe “kanosje e fyerje” ndaj gjyqtarëve. Mësohet se Prokuroria ka sekuestruar si provë pamjet filmike të protestës së 11 majit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj bashkë me disa deputetë të PS-së dhe nëpunës të Bashkisë Tiranë protestuan para gjykatës lidhur me çështjen e ndërtimeve poshtë digës së liqenit artificial.

Një ditë më parë edhe Presidenti dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë e dënuan këtë protestë si presion të hapur ndaj gjyqësorit. Ndërsa sot reagoi edhe Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare.

Në mbrojtje të Veliajt doli kryeministri Rama, i cili tha se protesta të tilla të ngjashme organizohen edhe në Amerikë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here