Standard.al

Partizani “turpëron” në shtëpi Skënderbeun, Vila gëzon tifozët

0

Skënderbeu dhe Partizani përballen mbrëmjen e së premtes (ora 19:00) në ndeshjen e vlefshme për Javën parafundit të Kategorisë Superiore.

Skuadrat e mbyllën në barazim pa gola pjesën e parë. Ekipet zhvilluan një lojë të kujdesshme kryesisht në mesfushë. Në 45′ e para nuk munguan tensionet në fushë.

Atanda dhe Kalari u ndëshkua në karton të verdhë për ndërhyrje të gabuara në mesfushë, ndërsa për Skënderbeun u ndëshkua Salihi, i cili do të mungojë në ndeshjen e fundit ndaj Flamurtarit.

Vendasve u mjafton vetëm një pikë për t’u shpallur kampionë të Shqipërisë për herë të gjashtë radhazi, ndërsa “të kuqtë” kërkojnë fitoren, si të vetmin rezultat që mban gjallë shpresat e tyre për titullin.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes, u publikuan edhe formacionet zyrtare të ekipeve.

 

Skënderbeu – Partizani 0 – 1

Gol: Emiljano Vila 90′

 

Minutat:

 

89′ Gooooool! Shënon Emiljano Vila! Partizani fiton një goditje dënimi pranë portës së Skënderbeut. Kroson Kalari, Vila shënon golin e avantzhit.

 

84′ Fejzullahu nis një aksion nga e djatha, kërkon hapësira, gjuan drejt kuadradit, por pret Shehi.

 

82′ Karton i verdhë për Orelesin. Kreu ndërhyrje të gabuar ndaj Vilës.

 

80′ Xhejms nis Skënderbeun në sulm, pason për Nimagën që gjuan me të majtën në portë, por Hoxha kryen një ndërhyrje deçizive.

 

77′ Jurgen Bardhi shkakton një goditje dënimi në gjysmëfushën e Partizanit. Vangjeli kroson në zonë, por ndërhyn Hoxha.

 

74′ Salihi fiton goditjen e parë nga këndi për skuadrën e Skënderbeut. Kroson Latifi, topi përfundon te Arapi i cili nuk gjen hapësirë para portës. Tjetër goditje nga këndi për vendasit.

 

71 Zëvendësim i dytë te Partizani. Faslliu merr vendin e Torasës.

 

69′ Dëmtohet Torasa, lë fushën e lojës. Partizani me një lojtar më pak në fushë.

 

68′ Partizani fiton një goditje dënimi jashtë zonës së rreptësisë së Skënderbeut. Gjuan Sukaj në një goditje qëndrore, Shehi largon topin në goditjë nga këndi.

 

65′ Partizani niset në sulm. Bardhi driblon nga e majta, pason për Sukajt që futet në zonë, por pret portieri i Skënderbeut.

 

63′ Jashanica fiton një goditje dënimi. Partizani e shfrytëzon për të kryer një zëvendësim: Largohet Fili, në vend të tij futet Bardhi.

 

60′ Zëvendësim te Skënderbeu. Del Progni, në vend të tij futet Nimaga.

 

55′ Partizani nis një aksion nga e djathta. Progni kroson në zonë, pret Alban Hoxha.

 

46′ Vila gjuan nga jashtë zone me të majtën e tij, topi përplaset në të dyja shtyllat dhe rikthehet te Fili, ky i fundit godet, por jashtë kuadradit.

 

Pjesa e parë

 

45′ Një minutë shtesë nga gjyqtari i katërt.

 

44′ Fejzullahu merr një top në zonën e Skënderbeut, nis një aksion nga e djathta e tij, gjuan, por topi përfundon jashtë kuadradit.

 

43′ Sukaj shërben për Vilën në krahun e majtë, kroson në zonë, por topi devijohet në goditje nga këndi.

 

39′ Kalari kryen një ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj Prognit, ndëshkohet me kartonin e verdhë.

 

35′ Fili del mjaft shpejt nga krahu i majtë, fiton një goditje anësore. Topin e Nis Kalari me një rivënie të fortë me duar në zonë, largojnë futbollistët vendas. Skënderbeu nist në kundërsul. Latifi gjuan me të djathtë, por ndërhyn Alban Hoxha.

 

33′ Latifi nis një aksion në mesfushë, pengohet nga Atanda që ndëshkohet me kartonin e verdhë.

 

31′ Xhejms fiton një rivënie anësor. Progni kroson në zonën e Partizanit, pret me lehtësi Hoxha.

 

27′ Sukaj fiton një goditje dënimi në mesfushë. Ekzekuton Trashi, por Arapi largon topin nga zona e rrezikut.

 

22′ Karton të verdhë për Hamdi Salihin. Ndërhyrje e gabuar ndaj Filit në mesfushë. Sulmuesi humb ndeshjen e fundit të kampionatit.

 

19′ Partizani fiton goditjen e parë nga këndi. Kroson Trashi kroson për Bathën, por topi i tij devijohet në një tjetër goditje nga këndi.

 

13′ Atanda fiton një goditje dënimi pranë zonës së portieri Hoxha. Ekzekuton Lilaj, Xhejms gjuan me kokë, por topi përfundon jashtë kuadratid.

 

11′ Partizani nis një aksion nga e majta, Sukaj provoj gjuajtjen, topi ndalet në këmbet e futbollistëve kundërshtar.

 

08′ Torasa kryen një ndërhyrje të gabuar ndaj Jashanicës në mesfushë. Vendasit nisën në sulm, por e dorëzojnë topin te kundërshtarët. Të dy ekipet luajnë një lojë të kujdesshme në mesfushë.

 

05′ Sukaj fiton një goditje dënimi në mesfushë, lojtarët e Partizanit nisën në sulm, por futbollistët e Skënderbeut fitojnë një rivënie anësore.

 

03′ Goditje dënimi për Skënderbeun, topi devijohet në zonën e nga mbrojtësit e Partizanit, pret portieri Alban Hoxha.

 

01′ Topin e nisin futbollistët e Skënderbeut.panorama

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.