Obama/Urdhër shkollave, transgjinorët të përdorin tualetet si të gjithë

0
184

Administrata Obama u ka komunikuar shkollave që të lejojnë nxënësit transgjinor të përdorin tualetet që përshtaten me identitetin e tyre.

Prokurorja e disktriktit të New Yorkut Loretta Lynch deklaroi se kjo do t’i mbronte nxënësit nga diskriminimi dhe ngacmimi. Ajo theksoi se nëse shkollat nuk e zbatojnë këtë urdhër, atëherë do të përballen me padi ligjore deri tek ndëprerja e fondeve.

Aktualisht shteti i Karolinës së Veriut është përfshirë në një cështje gjyqësore në lidhje me një ligj, i cili i detyron nxënësit të përdorin tualetet në bazë të gjinisë që kanë të shkruar në certifikatën e lindjes.

Megjithatë, adiministrata Obama dhe departamenti i drejtësisë kërkon që shkollat publike të respektojnë nxënësit transgjinor, duke i lejuar të përdorin ato tualete ku ata personifikohen dhe jo në bazë të dokumentave.

“ Diskriminimi nuk ka vend në shkollat tona, dhe flas për të gjitha format e diskriminimit, këtu përfshihet edhe ai ndaj nxënësve transgjinor”- deklaroi Lynch.

Ajo po ashtu sulmoi shtetin e Karolinës së Veriut duke deklaruar se politikat e ndjekura shkaktojnë përçarje raciale dhe synojnë të bllokojnë të drejtat e homoseksualëve për tu martuar.

Ndërkohë guvernatori i Karolinës së Veriut Pat McCrory ka deklaruar se ligjet e ndërmarra janë ndërtuar në të mirë të komunitetit dhe nuk kanë asnjë synim tjetër përvecse plotësimin e kërkesave të qytetarëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here