Eksploziv në Fushë Krujë, policia zbardh ngjarjen, arreston autorin

0
132

Policia ka mundur të zbardhë ngjarjen kriminale dy ditë më parë në Fushë Krujë, ku shpërtheu një sasi eksplozivi në një biznes kompjuterash, në pronësi të 60-vjeçarit M.T.   Sipas policisë, autori i dyshuar i vendosjes së tritolit është Lutfio Kupa 46 vjeç, i cili ka qenë i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës, prostitucion dhe trafikim të armëve.   Sipas hetimeve, rezulton që autori dyshuar ka konflikt me familjen e 60-vjeçarit që ka në pronësi biznesin ku u vendos tritoli. Dy ditë më parë, një sasi eksplozivi shpërtheu rreth orës 03:20 në lagjen ‘Kastrioti’, ku pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here