Standard.al

Skandal/Kryebashkiaku i Peshkopisë, seks për një vend pune

0

Kryetari Bashkisë së Peshkopisë Shukri Xhelili është bërë pjesë e një skandali seksual. I zgjedhuri socialist i zgjedhjeve lokale të vitit 2015 është “kapur mat” ndërsa premton vende pune për vajzat e reja duke kërkuar favore seksuale. Ai është denoncuar nga një vajzë më një video të transmetuar nga emisioni “Të paekspozuarit” në Ora News.

Transkripti i videos

Kryetari i Bashkisë – “E kisha shkurtuar si vend pune, por e shtova veç për ty”

Pas firmosjes së kontratës për 20 vjeçaren, kryetari i Bashkisë i kërkon të dalë me të.

Kryetari i Bashkisë: Si je? ça bën?- Afrohu, kështu e ke emrin ti?

Denoncuesja: – Po

Kryetari i Bashkisë -S’ke ndonjë ndryshim shkronje?

Denoncuesja: – Jo

Kryetari i Bashkisë –A je mirë te ….? ….?

Denoncuesja: Po

Kryetari i Bashkisë –Je shumë mirë aty.

Denoncuesja: – Si është orari?

Kryetari i Bashkisë -Orari? Kur të teket ty.

Denoncuesja:Dhe sa është rroga?

Kryetari i Bashkisë: Rroga s’e di sa është, duhet me pa ato… nivelin e pagave

Denoncuesja: Sa mund të jetë përshembull?

Kryetari i Bashkisë: Po ç’rëndësi ka tashi, nuk bëhet paga aty. Nuk bëhet paga aty.

Denoncuesja: Si?

Kryetari i Bashkisë:  Do ia japësh atij, të firmosë, të plotësojë këto numra. Sot veç paraqitu dhe ditën e hënë fillon procedurat, vendin e punës, ça do marrësh ndonjë gjë në ngarkim, mirë?

Denoncuesja: Si e kishte emrin ky?

Kryetari i Bashkisë:   Do ta ftoj unë, nuk du të përmend emra.

Denoncuesja: Prit, prit njëherë.

Kryetari i Bashkisë: Ça ke?

Denoncuesja: Ma shpjegoni njëherë se nuk e kuptoj. Po pse s’e firmos ti?

Kryetari i Bashkisë: Po prita ta firmos kur të jesh ti…s’e more vesh këtë gjë? Ça ke? Të duket si në ëndërr?

Kryetari i Bashkisë:  Jo, çne, punë e thjeshtë ësht

 

Do mjaftohem me thirrjen në Ora Neës dhe siç e thashë më parë me thirrjen e Kryeministrit, Prokurorit, ministrit që t’i shohin më mirë këto lloj rastesh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.