Protesta e Veliajt/ KLD: Dënojmë çdolloj presioni ndaj gjykatës

0
127

Vazhdojnë reagimet që dënojnë protestën e djeshme të kryebashkiakut Erion Veliaj përballë Gjykatës së Apelit Administrative.

Së fundi Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nxjerrë një deklaratë publike, ku thotë ndër të tjera se kryebashkiaku i Tiranës dhe eksponentë të tjerë politikë kanë përdorur terma poshtërues për gjyqtarët, duke pasur si qëllim demotivimin e sistemit të drejtësisë.

Më poshtë deklarata e KLD-së.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, dënon çdo formë presioni, që Kryetari i Bashkisë Tiranë, dhe një grup politikanësh, ushtruan dje, më datë 11 maj 2016, ndaj Gjykatës së Apelit Administrativ, lidhur me një çështje gjyqësore, e cila është ende në gjykim.

Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, këto akte dhe veprime të pamenduara si duhet, sjellin destabilizim të parikuperueshëm, për sistemin gjyqësor, pasi çdo pale ndërgjyqëse në një proçes do t’i perceptojë si të drejtë të tij, kundërshtimin me protesta dhe presione politike vendimet që jepen nga gjykatat, në emër të Republikës së Shqipërisë. Veprimet e kryera ishin një presion i hapur ndaj gjyqtarëve dhe një kërcënim i pavarësisë së gjykatave.

Në protestën e tyre, Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe eksponentë të tjerë politik, përdorën terma poshtërues për gjykatat dhe gjyqtarët që prej vitesh japin drejtësi, duke pasur si qëllim, ndërhyrjen e drejtpërdrejte në veprimtarinë e pushtetit gjyqësor, ç’ka mund të sjell veçse demotivim dhe nënshtrim të sistemit të drejtësisë. Pengimi përmes protestave, i funksionimit normal të veprimtarisë së Gjykatës Administrative të Apelit për disa orë, ndikon negativisht, në mënyrë të padrejtë, në imazhin e gjykatës dhe ul besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

Në një shtet demokratik, çdo drejtues institucioni dhe eksponent politik, nuk do ta çonte nëpërmend, të organizohej në atë mënyrë për të cënuar apo kërcënuar gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre Kushtetuese. Etiketimi i gjyqtareve si “të duhur” apo “të paduhur” gjatë ushtrimit te detyrës nga palët ndergjygjëse është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.

Si kurdoherë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kërkon nga trupa gjyqësore të vijojë veprimtarinë e saj, duke garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, sigurisht, nëpërmjet rolit të pazëvendësueshëm dhe unik të sistemit gjyqësor, duke patur në fokus të punës, respektimin e procesit të drejtë gjyqësor, duke tentuar rritjen dhe cilësinë e veprimtarisë së saj gjyqësore, si dhe duke garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri maksimale në përmbushjen e detyrave.

Sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë, garanton trupën gjyqësore si dhe çdo qytetar, subjekt privat apo autoritet shtetëror se është i vendosur të vazhdojë përpjekjet e tij për konsolidimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë edhe ndaj ndërhyrjeve politike si dhe mirëpret çdo sugjerim për përmirësimin e standarteve të tij përmes zgjidhjeve konkrete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here