Presidenti Nishani padit për shpifje Erion Veliajn

0
154

Presidenti Bujar Nishani ka paditur për shpifje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pas deklaratave të këtij të fundit në emisionin “Opinion” se Nishani ka gisht në vjedhjen e truallit të Kishës Katolike në Elbasan.Përmes një komunikimi me mediat, Nishani ka thënë se i takon Gjykatës të vërtetojë nëse Presidenti është hajdut ose në të kundërt përdhosësi të përballet me ligjin.

“Natyrisht që një njeri, kushdoqoftë ai, që vjedh, ka vetëm një emër, hajdut. Dhe unë besoj se shqiptarët nuk mund të kenë në krye të shtetit një hajdut. Hajduti e ka vendin në qeli. Prandaj kjo është një çëshjte që i kalon që sot drejtësisë. Drejtësia ka për qëllim ose të vërtetojë akuzat e Presidentit si hajdut ose përdhosësi të përballet me ligjin. Unë ftoj dhe mediat që të ndjekë me vëmendje të posaçme gjykimin dhe sjelljen e drejtësisë”, tha Nishani.

Më tej kreu i shtetit dënoi protestën e djeshme të Veliajt para Gjykatës Administrative të Apelit dhe i bëri thirrje prokurorisë të hetojë për atë që ai e quajti “dhunë gjatë detyrës dhe për shkak të detyrës”.

Përplasja e Veliajt me Nishanin nisi fillimisht kur presidenti shkoi në mbështetje të një proteste të shoqërisë cilive te Parku i Liqenit, ku po ndërtohet këndi i kontestuar i lojërave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here