Standard.al

Po vinte në Shqipëri, arrestohet 41 vjeçari shqiptar anëtar i “Ndragetas”

0

Ishte nisur për të ardhur në Shqipëri, por përfundoi në prangat e policisë italiane. Bëhet fjalë për 41 vjeçarin Edmond  Çomo, i arrestuar nga policia italiane.

Shqiptari po udhëtonte me një mjet tip “Panda Fiat” për në Ankona, për të ardhur më pas në Shqipëri. Ai është dënuar me 16 vite burg për trafik ndërkombëtar të kokainës, ku kishte kryer dënimin në një burg në Vognera.

Shqiptari qëndronte ilegalisht në territorin italian pasi ndaj tij kishte pasur një urdhër dëbimi. Ai u arrestua të mërkurën pasdite në afërsi të portit të Ankonas. Duke pikasur policinë, 41 vjeçari ka tentuar që të ikte, por pa sukses.

Shqiptari akuzohet edhe për disa vepra të tjera penale në Itali, por arrestimi i fundit u bë për shkak se kishte grabitur një shtetas italian.

Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Montacuto. Shqiptari ishte i lidhur me organizatën mafioze të “Ndragetas”. Ai ka kryer burgimin për përfshirjen në këtë organizatë.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.