Për herë të parë një spot televiziv i një familje lesbike shqiptare (Video)

0
161

 

Aleanca LGBT dhe ProLGBT, dy organizatat kryesore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri kanë prodhuar një spot televiziv në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Familjen (15 maj) dhe në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë (17 maj).

Në spot tregohen momente nga jeta e përditshme e një çifti lezbikesh të cilat rrisin së bashku fëmijën e tyre. Ai mbyllet me mesazhin “Familja është dashuri dhe përkujdesje”, duke ngritur një çështje themelore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri, siç është e drejta për njohjen ligjore mes partnerëve të të njëjtit seks.

“Në Shqipëri çiftet gej dhe lezbike janë realitet. Këto çifte ndërtojnë çdo ditë me përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme jetët e tyre dhe është e padrejtë që në këtë vend disa familje të kenë të drejta të plota, e disa të tjera të mos gëzojnë asnjë të drejtë”, tha Xheni Karaj, aktiviste për të drejtat e LGBT.

“Ka ardhur koha që Parlamenti i Shqipërisë dhe politika shqiptare të marrin përgjegjësitë dhe të ngrihen mbi paragjykimet, në mënyrë që sa më parë të amendohet Kodi i Familjes për të mundësuar edhe për komunitetin LGBT të gjitha të drejtat që gëzojnë qytetarët e këtij vendi. Nuk mund të ketë disa qytetarë të dorës së parë e disa të tjerë të dorës së dytë”, tha Kristi Pinderi, aktivist.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here