Mbledhja e grupit/ Diskutimet e plota në PD, mesazhet e ambasadorëve dhe qëndrimi i demokratëve

0
141

Lu e Vlahutin te PD

 

Lu: Nuk do e kalojmë vijën e kuqe. Vlahutin: Pa reformën integrimi i Shqipërisë bllokohet për 3 vjet. Topalli largohet para kohe nga mbledhja: Kisha takim, s’e mendova se do zgjaste 90 minuta takimi në grup me ambasadorët

 

Gëzim Saliu

 

 

Për më shumë se dy orë ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së në vend morën pjesë dje në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku në qendër të diskutimit ishte reforma në drejtësi. Ndryshe nga mbledhja e dy ditëve më parë të ambasadorëve me socialistët, ajo  që u vu re në takimin e djeshëm ishte diskutimi i hapur nga të gjithë palët, ku krahas deklaratave të Lu e Vlahutin, pati qëndrime edhe nga disa deputetë të cilët shprehën qëndrimet dhe shqetësimet e opozitës për këtë çështje. Në mbledhjen ku nuk munguan diskutimet e “nxehta”, Lu e Vlahutin pohuan para deputetëve demokratë domosdoshmërinë e votimit të reformës në gjyqësor brenda afateve.  Mësohet se ambasadori amerikan ka pohuar se prania e tij në mbledhje nuk është për të imponuar votat por për të shprehur rëndësinë që ka kjo reformë për SHBA-të. “Di që keni patur debate për praninë tonë këtu, por unë nuk do ta kaloj vijën e kuqe. Prania ime në takim është shprehje e rëndësisë së reformës”, mësohet të ketë thënë ai. Ndërkohë PD përmes kryedemokratit Basha vendosi theksin tek cilësia e reformës, me synim kryesor shmangien sipas demokratëve të asaj që cilësohet si tentativë e të majtëve për të kapur politikisht sistemin e drejtësisë.  Në këtë mbledhje mungoi ish-kryeministri Berisha si edhe deputeti Genc Ruli, ku nga të dy pati shpjegime lidhur me arsyet e mos marrjes pjesë në takimin e deputetëve demokratë me ambasadorët. Zëdhënësja e ish-kreut të qeverisë sqaroi mungesën e Berishës në takimin e grupit me ambasadorët duke pohuar se,: “Mungesa në takim është normale pasi ai ka takime konstante me ambasadorët për reformën në drejtësi. Ndërkohe takimi i sotëm ka për qëllim informimin e deputetëve të tjerë”. Nga ana e tij Genc Ruli bëri të ditur përmes një komenti në rrjetet sociale se,: “Partitë politike shqiptare kanë shumë mënyra për ta shprehur dhe deklaruar vullnetin e tyre pro reformës në drejtësi, dhe nuk besoj se janë të rëndësishme këto mbledhje të bujshme që bëhen me ambasadorë. Mendoj që rreziku më i madh i kësaj reforme jetike do të ishte një perceptim mbarëpublik, që kjo do të ishte një reformë e imponuar nga ambasadorët apo ndërkombëtarët, dhe jo një zgjidhje e vullnetshme dhe e sinqertë e vet partive politike shqiptare. Pra, preferova të mos bëhem pjesë e një dekori fasadë, kur ne kemi përpara një proces shumë konkret për ta votuar dhe për t’u demonstruar shqiptarëve që këtë reformë po e bëjnë vet shqiptarët”. Ndërkaq thuajse gjysmë ore para përfundimit të mbledhjes me ambasadorët ish-kryeparlamentarja Topalli është larguar nga mbledhja duke deklaruar për mediat jashtë oborrit të selisë se,: “Dola se kisha lënë takim me ambasadore të tjerë në 11:30. Nuk e mendova se do zgjaste 90 minuta takimi në grup me ambasadorët”. Nga ana tjetër ambasadorët shprehën qëndrimin e tyre publik në përfundim të mbledhjes, duke nënvizuar rëndësinë e ecurisë me ritëm të shpejtë të reformës në drejtësi. “Unë përfaqësoj një vend që më shumë se 100 vite ka luftuar për të mbajtur një Shqipëri sovrane, dhe në 25 vitet e shkuara kemi punuar për të arritur gjëra të mëdha. PD ka luajtur një rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipërisë. Presim që kjo të vazhdojë në kontekstin e reformës në drejtësi”, tha Lu. Ndërkohë ambasadorja Vlahutin nënvizoi se,:  “Ka qenë një diskutim shumë konstruktiv. Sqaruam disa çështje që nuk ishin të qarta më parë por çfarë është më e rëndësishme është se në të gjithë kemi rënë dakord që jemi partnerë e aleatë të Shqipërisë dhe në ditët në vijim të gjithë energjitë tona t’i vendosim që  kjo reformë të kryhet . Natyrisht edhe zbatimi i kësaj reforme do të jetë i një rëndësie të madhe për BE dhe do sigurohemi që do të ketë një mekanizëm shumë serioz për ta monitoruar. Që ajo që shkruhet në letra të bëhet realitet”.

 

Diskutimet në mbledhje

 

Në mbledhjen e grupit të PD-së, ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin ka theksuar se detyrimi i saj është të tregojë avancimin e Shqipërisë nga këndvështrimi europian. “Në rast se nuk do ketë ndërhyrje të thellë dhe të fortë në këtë reformë nuk mund ta ndihmojmë Shqipërinë në rrugën e BE”, tha ajo. Ndërkohë kryediplomati amerikan Lu e nisi fjalën e tij me diskutimet e brendshme në PD lidhur me vizitën e ambasadorëve, ku theksoi se,: “Kam dëgjuar se keni filluar diskutimin mbi ardhjen tonë në mbledhje. Nuk do ketë kapërcim të ‘vijës së kuqe’. Prania ime është shprehje e rëndësisë së reformës, por jo një urdhër…. Jemi të përgatitur për të qenë konstruktiv. Por duam edhe opozitë konstruktive. Kjo reformë të marrë miratim dhe të zbatohet. E vetmja pyetje është si do ta bëjmë? Duhet të ketë bashkëpunim të gjitha partive… OPDAT ka përgatitur një draft të mirë sipas rekomandimeve të Venecias”. Në këtë diskutim ka ndërhyrë edhe deputeti Genc Pollo i cila ka pohuar se nuk mund të ketë votim të draftit pa i hyrë atij në thellësi. “Kështu nuk pranohet, që t’i thuhet deputetit voto pa e lexuar. Trajtohet kjo reformë në mënyrë të pabesueshme, po të kesh vërejtje për të, do të thotë se je hajdut, antievropian, antiamerikan…, etj.”.  Në kundërpërgjigje ambasadorja ne BE-së ka thekuar se nëse nuk miratohet tani reforma në drejtësi, negociatat do bllokohen për të paktën tre vite. Ndërkohë deputeti tjetër demokrat Astrit Patozi ka theksuar se ky investim i faktorit ndërkombëtar duhej të ishte bërë për një kontratë të re me qytetarët. “Do ishte më mirë që ky investim të bëhej për një kontratë të re me qytetarët. Ky investim të bëhej për një Kushtetutë e Republikë të re”.

 

basha me gazetaret pas takimit me lu e vlahutin ne grupDiskutimet në grupin e PD

 

Lulzim Basha: Partia Demokratike mbështet fuqishëm reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Por PD kërkon që kjo reformë të këtë brenda saj cilësi, të jetë për të ardhmen e qytetarëve. Kushti i vetëm i Partisë Demokratike gjatë gjithë  këtij procesi ka qenë, është dhe do të mbetet mos kapja politike e drejtësisë.

Ambasadori Donald Lu: Kam dëgjuar se keni filluar diskutimin mbi ardhjen tonë në mbledhje por unë ju them se nuk do ketë kapërcim të ‘vijës së kuqe’. Prania ime është shprehje e rëndësisë së reformës, por jo një urdhër për deputetët. Jemi të përgatitur për të qenë konstruktiv, por duam edhe opozitë konstruktive. Kjo reformë duhet të marrë miratim dhe të zbatohet. Duhet të ketë bashkëpunim të gjitha partive

Romana Vlahutin: Detyrimi im është t’ju tregoj avancimin e Shqipërisë nga këndvështrimi europian. Ne kemi investuar kapital politik, para dhe ekspertizë në Shqipëri. Në rast se nuk do ketë ndërhyrje të thellë dhe të fortë në këtë reformë nuk mund ta ndihmojmë Shqipërinë në rrugën e BE.

Genc Pollo: E shoh si të papranueshme atë që kam lexuar në gazeta, se ambasadorët kanë deklaruar “se do të turpëroheni nëse nuk votoni tani reformën”. Kështu nuk pranohet, që t’i thuhet deputetit voto pa e lexuar. PD nuk është shprehur asnjë herë kundër saj, por kjo reformë po trajtohet në mënyrë të pabesueshme. Po të kesh vërejtje për të, do të thotë se je hajdut, antievropian, antiamerikan..

Romana Vlahutin: Unë ju them se nëse nuk miratohet tani reforma në drejtësi, negociatat e Shqipërisë me BE-në do bllokohen për të paktën tre vite. Unë nuk jam këtu t’ju them se si e bëni punën tuaj si ligjvënës, e vlerësoj rolin tuaj, por duhet t’ju them si e sheh BE këtë proces.

Donald Lu: Nga reforma në drejtësi nuk duhet të ndihen nervozë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe ministrat dhe ata që do të vijnë pas tyre.

Astrit Patozi: Unë mendoj se investimi juaj kaq i madh me kushte te pazakonta do ishte më i mirë po të bëhej për një kontratë të re me qytetarët, për një Kushtetutë të re, Republikë të re. Deri tani është folur vetëm për reformën në drejtësi, por unë jam për ndryshime tërësore Kushtetuese.

Romana Vlahutin: Jam dakord me shqetësimin tuaj zoti Patozi. Për një republike te re dakord, por duhet bërë nga politika.

 

Shtyhet për sot mbledhja e Komisionit të Reformës

Mbledhja e zgjatur e grupit parlamentar të Partisë Demokratike bërë që të shtyhet dje mbledhja e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në sistemin e drejtësisë.  Mbledhja ishte parashikuar për tu zhvilluar në orën 11:00, por mungesa e deputetëve të PD, ka pamundësuar zhvillimin e saj.  Në këto kushte takimi u shty për ditën e enjte në orën 11:00.  Në mbledhjen e dy ditëve më parë, komisioni miratoi kapitullin e parë të draftit të ekspertëve, ndërsa sot do të vijohet me kapitujt e tjerë.

 

 

Basha: Kushti kryesor i PD mos kapja politike e drejtësisë, kërkojmë reformë cilësore

 

“Me ambasadorët kërkuam shpjegim edhe për të famshmin neni 25,  se cila dorë e ka futur në draft. Një nen i tillë nuk është kërkuar dhe kurrë nuk do të pranohet nga PD”

 

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha foli dje lidhur me reformën në drejtësi pas diskutimit me ambasadorët Romana Vlahutin dhe Donald Lu në mbledhjen e grupit të partisë më të madhe opozitare. Kryedemokrati tha se kushti kryesor për reformën në drejtësi është mos kapja politike e drejtësisë. “Partia Demokratike është partia e demokracisë dhe e shtetit ligjor dhe si e tillë ka qenë prej ditës së parë mbështetësja më e qartë dhe më e vendosur e Reformës në Drejtësi. Kushti i vetëm i Partisë Demokratike gjatë gjithë këtij procesi ka qenë, është dhe do të mbetet deri në realizimin e tij me sukses, siç kemi besim të plotë që do të ndodhë, mos kapja politike e drejtësisë”, tha Basha.

 

Qëndrimi

 

Duke bërë të ditur nevojën për reformën në Drejtësi që lufton dhe nuk mbron krimin e korrupsionin, lideri i demokratëve tha se kjo çështje po bën shumë persona nervozë. “Ne i dimë, i njohim këta persona me emër dhe mbiemër. Ata janë sot në hierarkinë e pushtetit të Shqipërisë. Dhe ne kemi mirëkuptimin e plotë, durimin e plotë për tejkalimin e kësaj vështirësie të rezistencës së një pushteti për një Reformë në Drejtësi që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin. Të rezistencës së një kryeministri i cili hidhet në fyt Gjykatës Kushtetuese sepse merr vendimin e drejtë dhe largon oligarkun Koço Kokëdhima nga Parlamenti pasi ka konsumuar krimin kushtetues të marrjes së parave të taksapaguesve shqiptarë për të cilat ishte betuar se do ti mbronte. Të nervozitetit të ministrit të Brendshëm të cilit i ka mbetur vetëm të rrethojë Prokurorinë për krimin e rëndë të kësaj Prokurorie; arrestimin e Emiljano Shullazit, kokës së narkotrafikut në Shqipëri”, tha ai. Më tej kryedemokrati tha se këtij presioni politik duhet ti qëndrojë me dinjitet gjyqësori i reformuar. “Reforma nuk është një copë letër por reforma është zbatimi i saj përballë një oligarkie e cila sot i ka vënë vetes një damkë turpi të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër të realitetit euro-aziatik, kur ditën e djeshme dy kasnecë të kësaj qeverie, dy ministra të kësaj ministrie i bënë presion kryetarit të Gjykatës së Drejtave të Njeriut në Gjykatën e Strasburgut, presion të hapur politik për të mos gjykuar çështjet e pronave me palë shtetin si dhunues dhe shkelës i së drejtave të pronarëve”, deklaroi Basha. Në këtë kontekst kryedemokrati tha se kjo është arsyeja që nuk është kaq e lehtë miratimi i reformës në drejtësi, një proces që ka zgjatur dhe mund të zgjasë,: “sepse në fund të fundit rëndësi ka produkti dhe jo koha.  Rëndësi ka standardi europian nga i cili Partia Demokratike dhe unë personalisht nuk tërhiqemi dhe për të cilin nuk bëjmë asnjë kompromis”. Më tej kreu i PD-së bëri të ditur se forca që i drejton mirëpriti ambasadorët në mbledhjen e grupit pa asnjë nervozitet lidhur me Reformën në Drejtësi. “Sigurisht që ka një problem nervoziteti i cili dje mori formën e tij të plotë me kërcënimin që Edi Rama i bëri Gjykatës Kushtetuese. Kush pretendon se kjo nuk ekziston është naiv. Ne duhet të merremi politikisht me këtë problem. Ta tejkalojmë këtë problem e ti themi Edi Ramës se tejkalimi i frikës dhe i paranojës së tij do të ndodhë me hir ose me pahir, se Shqipëria do të ketë një drejtësi të reformuar me gjyqtarë dhe prokurorë të aftë të hetojnë nga kryeministri i vendit tek zyrtari më i fundit”. Në fund deklaratën e tij Basha e mbylli me qëndrimin sipas të cilit shqetësimi i vetëm i PD-së është që qytetarët të kenë një drejtësi të pakapur nga politika dhe që kjo e fundit të mos i diktojë gjyqtarët dhe prokurorët. “Në këtë kuadër kërkuam shpjegim edhe për të famshmin neni 25 dhe se cila dorë e ka futur në draftin përkatës. Sigurisht që bëmë të qartë pozicionin tonë edhe njëherë që një nen i tillë nuk është kërkuar dhe kurrë nuk do të pranohet nga Partia Demokratike”.

 

Arsye shëndetësore

 

Halimi largohet nga komisioni i posaçëm për reformën në drejtësi

 

Deputeti Arben Imami  ka konfirmuar dje largimin e deputetit Eduart Halimi nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Imami tha dje se Halimi është larguar dje nga Tirana për arsye shëndetësore, por mohoi angazhimin e tij në Komision si zëvendësues. I pyetur në studion e ora-neës nëse do jetë ai zëvendësuesi i tij, Imami theksoi se,: “Zoti Halimi është larguar sot nga Tirana për një arsye shëndetësore, shpresojmë jo serioze. Por nuk do të ishte e përshtatshme të zëvendësoja unë Halimin, nuk do të ishte në të mirë të reformës. PD ka shumë njerëz të aftë. Meqenëse unë kam marrë pjesë në një proces të gjerë që ka dhënë këtë produkt që në vetvete është një produkt i mirë. Tani meqenëse kemi bindjen të gjithë se mund të ndërhyhet, le të ndërhyhet. Unë muaj përpara, në dhjetor, kam botuar një platformë si mund të bëhet një ndërhyrje kushtetuese, përfshirë edhe reformën në drejtësi dhe ruaj ato pikëpamje. Që ajo do të ishte zgjidhja më e mirë. Por në qoftë se del një zgjidhje tjetër më e mirë sigurisht që unë do ta votoja me kënaqësi. Nuk e di kush do ta zëvendësojë, do ta vendosë kryetari i PD-së”. Ndërkohë burimet nga PD bën të ditur se në mbledhjen e sotme Halimin në Komision do ta zëvendësojë deputetja Jorida Tabaku.

 

download

 

Berisha:Ekonomia në ditën e saj më të zezë

 

Ish Kryeministri Sali Berisha më anë të një statusi në profilin e  tij në Facebook ka deklaruar se ekonomia e Shqipërisë është në ditët më të zeza. Berisha u shpreh se konfirmimi i deflacionit nga Instituti i Statistikave është dëshmi e rënies në ekonomi. “Ekonomia ne ditën e saj me te zeze. Të dhëna dramatike për ekonominë e vendit njoftojnë Instituti i Statistikave, Banka e Shtetit dhe Dhomat e Tregtisë!Instituti i Statistikave konfirmon instalimin e deflacionit, dëshmi kjo e rënies katastrofale të kërkesës në ekonomi, rënia më e madhe në 23 vitet e fundit,” – theksoi Berisha. Duke përmendur rënies e eksporteve, të kredisë bankare dhe largimin e investitorëve të huaj berisha e akuzoi kryeministri Rama se po e  çon ekonominë shqiptare në gallop drejt falimentimit. “Vetëm eksportet fason shënojnë në muajin Prill një rënie prej 42%, rënie e paregjistruar kjo në 23 vitet e fundit. Rënien katastrofale të kredisë bankare prej 14.3%, dëshmi e një mosbesimi ekstrem të bizneseve për të marrë kredi dhe investuar në Shqipëri. Largim masiv i investitorëve të huaj nga vendi. Aplikim masiv i bizneseve për procesin e falimentimit!Ekonomia shqiptare në galop drejt falimentim, – shkruajti në Facebook, ish kryeministr

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here