Festivali i Kanës/ Shqipëria merr pjesë me “Buka”, autore 21 vjecarja (VIDEO)

0
160

Festivali më prestigjoz i  filmit, vendi ku mblidhen më të mirët nga e gjithë bota, këtë vit ka dhe një copëz nga Shqipëria. Shqipëria përfaqësohet me filmin “Buka”, vepër e një 21-vjeçare, ende studente, nga Fieri. Blerta Kelmendi ka mbaruar Akademinë e Arteve në Tiranë dhe të themi të drejtën ishte pak e vështirë ta gjenim. Ajo vetë thotë se preferon të ruajë një profil të ulët. Ndonëse emri i saj ka shkuar në Kanë, përkrah Woody Allen, Pedro Almodovar, apo George Clooney dhe Julia Roberts, Blerta gjithsesi nuk pëlqen të flasë për mediat apo për veten. Kur e pyetëm “përse”, ajo tha se dëshiron që të flasë puna për të. Dhe le të themi që ja ka arritur qëllimit. “Buka” është një  film me metrazh të shkurtër, zgjat vetëm 8-minuta, por emocionet që përcjell zgjasin për shumë më shumë kohë. Ndoshta mendonit se bëhet fjalë për një histori romantike, apo ndoshta dhe një komedi. E keni gabim! Është historia e vogël dhe e thjeshtë në dukje, por shumë njerëzore e dy të moshuarve, të harruar nga shoqëria. Një realitet që e gjejmë dhe sot shumë lehtë në Shqipëri, ata janë braktisur nga fëmijët dhe jetojnë në skamje të plotë. Me vetëm dy personazhe, ajo arrin të ngrejë pyetjet që të gjithë i mendojmë por s’i bëjmë. “Dua të tregoj realitetin dhe një pjesë nga e përditshmja. Kush nga të rinjtë hedh vështrimin mbi moshën e tretë? Filmi synon të tërheqë vëmëndjen e shikuesit për t’i kushtuar më shumë kohë e dashuri moshës së tretë.” Dhe në sytë e saj askush nuk mund ta personi konte më mirë situatën sesa Hajrie Rondo dhe Jorgaq Tushe. Dy aktorë të mëdhenj që e ngrenë  filmin akoma më lart. Ajo që na tha Blerta, e vërtetoi këtë: “U takuam, biseduam. Sigurisht unë duke qënë e re në profesion kisha merakun tim, por ata kanë qënë fantastikë në xhirime. Në diskutimet paraprake, vlerësuan punën time, këndvështrimin tim. U pëlqeu skenari, madje e zhvilluan më tej atë” Filmi u prezantua  llimisht si temë diplome, dhe me vlerësimin e regjisorit Artan Minarolli dhe Kristaq Mitro ajo vendosi ta çonte më tej projektin. “Filmin do e bëja sido që të ishte” thotë Kelmendi duke na dhënë një shembull të fortë motivimi. Pas kontaktit me producentët Bujar Alimani dhe Tefta Bejko, “Buka” mori mbështetjen  nanciare të Qendrës Kombëtare të Kulturë dhe sot gjendet në Kanë. Sapo përmendëm emrin e Kanës, ajo në fakt kishte diçka me merak, që donte ta sqaronte. “Short Corner nuk ka të bëjë me përzgjedhje tepër selektive dhe konkurim. Ti regjistron  lmin kundrejt një pagese. Të kthejnë përgjigje nëse je pranuar. Dhe  lmi shfaqet në këtë program. Aty ke mundësi kontaktesh me festival dhe njerëz të rëndësishëm të kinematogra së”. Sepse në fakt Kana nuk është vetëm një kompeticion, por edhe një derë e hapur për të gjithë artistët e vërtetë, ende të pazbuluar. Ndërkohë që Blerta më tregonte me shumë modesti detaje rreth “Bukës”, s’mund të rrija pa e pyetur se cila ishte gjëja më e bukur që i kishin thënë në lidhje me projektin. “Më bëhej qej  që nuk u ngopën me bukën time se donin më shumë. U dukej i shkurtër. Kjo është shumë gjë e mirë. Dhe që buka ime u shijoi shumë” më thotë ajo po aq artistikisht sa edhe  lmi që ka bërë. Duket se ky ishte një vit i mbarë për shqiptarët. Në  fillim “Shok” dhe tani “Buka”. Anabel

90acd52a138242e83f8d08c79f3398c6 a982b09390688e3aa7fe755648c7ab4a b8df61e27cb583650dbaca256ff12e23

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here