8 shenja që nuk duhen injoruar, sinjalizojnë problemet e tiroideve

0
187

Gjendra tiroide është gjendra më e madhe e sistemit endokrin pavarësisht që ajo peshon 15-20 gr tek një individ i rritur, rëndësia e kësaj gjendre është e jashtëzakonshme. Gjendra tiroide është përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë periudhës embrionale, ashtu dhe në etapa të tjera të jetës. Nëse njeriu lind pa gjendrën e tiroides është 100 për qind e sigurtë që do të ketë prapambetje të rëndë mendore ose siç quhet ndryshe “kretinizëm”. Gjëndra e vogël në formën e fluturës është një nga pjesët më të rëndësishme të anatomisë tonë. Ajo është përgjegjëse për sekretimin e hormoneve që ndikojnë në gjithçka, nga oreksi e deri te temperatura jonë e trupit. Shumë njerëz thjesht jetojnë me problemet me gjëndrat tiroide e nuk janë të vetëdijshëm. Femrat pesë herë më shumë janë viktimë e këtyre problemeve në krahasim me meshkujt. Shpesh disa shenja të thjeshta mjaftojnë për të vetëdiagnostikuar problemet me gjëndrat tiroide e për t’u drejtuar më pas tek mjeku. Simptomat e punës së dobët të gjëndrave tiroide:

– lodhja kronike ose dhimbja në muskuj

– lëkura e thatë dhe humbja e flokëve

– mbipesha Simptomat e punës së tepërt të gjëndrave tiroide:

– sytë e fryrë

– ndjenja kronike e të nxehtit

– nervozizmi

– humbja në peshë

– djersitja e tepërt dhe duart e djersitura

Sasia e tepërt e hormoneve që sekreton gjëndra tiroide mundet të ndikojë në punën e zemrës dhe të shkaktojë goditje në kokë. Thënë shkurt, problemet me gjëndrat tiroide janë të paparashikueshme, ndërsa diagnoza vështirë të caktohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here