Standard.al

Shkodër/ Ecën pas 50 vitesh, 6 mijë ndërhyrje në Amerikë

0

Një gruaje nga Shkodra i ndryshoi jeta pas shumë vitesh. Mirjan Peraj banon në katin e 5-të të një pallati në qytetin verior.

Ajo mund të dilte dy deri tre herë në vit nga banesa e saj. Shkak ishte një operacion i dështuar në moshën 7 vjeçare, çka i solli asaj probleme të mëdha me shëndetin, duke ia pamundësuar lëvizjen.

Që prej asaj kohe, Peraj kishte vështirësi edhe për t’u veshur apo për t’u ulur në karrige për shkak të dhimbjeve. Apartamenti i saj nuk kishte ashensor dhe kështu mund të nxirrej jashtë vetëm nga të afërmit e saj duke e mbajtur në krah.

“Jeta është e gjatë dhe unë nuk do të heq dorë”, thoshte ajo. Por, zgjidhja i erdhi 5 mijë milje larg. Një kirurg ortopedik, Dr. Paul Apyan në Universitetin e Tennessee në Shtetet e Bashkuara i bëri të mundur gruas nga Shkodra që të ecte. Jo pak, por plot 6 mijë ndërhyrje në gju bënë të mundur rikthimin e ecjes për Mirjan Perajn.

Gjithçka u arrit fal edhe ndërhyrjes së kunatit të gruas, Ben Asllani, i cili i shpjegoi mjekut të gjitha problemet e gruas që qëndronte e mbyllur në banesën e saj.

Më pas, u bënë përpjekje për të shkuar në Shtetet e Bashkuara. Gruas ju refuzua fillimisht viza, por pas garancisë financiare, asaj ju dha herën tjetër.  “Nuk kisha asnjë mundësi tjetër”, rrëfen gruaja në një intervistë në Amerikë.

“Ky nuk ishte një opsion. Ajo kishte nevojë për të qenë këtu në mjedisin tonë të kontrolluar, ku kam të gjitha gjërat në dispozicion”, tha Apyan.

“Ishte një punë e madhe dhe moment historik, kur ajo u ngrit nga shtrati vetë dhe hodhi disa hapa duke zbritur shkallët”, tregon terapistja.

“Ajo nuk ka ecur për 50 vjet, dhe nuk isha i sigurt se gjuri do të funksiononte normalisht”.

“Jam shumë, shumë e lumtur, falë Dr. Apyan dhe stafin e tij të mrekullueshëm”, thotë Peraj.

“Unë gjithmonë kam shpresuar se do të vinte kjo ditë dhe ajo erdhi”.

Doktori thotë se ka ende shumë për të bërë pasi muskujt e saj duhet të forcohen.

Dhe çfarë do të bëjë Peraj kur ajo kthehet në shtëpi?

Ajo ka një vëlla dhe do të dalë me të me biçikletë ose makinë rreth një liqeni aty, pra në Shkodër.

“Unë vetëm do të dalë për të parë”, tha ajo. “Sepse unë kam humbur shumë në jetën time”, shton.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.