Rama në Shtëpinë e Bardhë, për të likujduar shpenzimet e divorcit të ardhshëm të Obamës me gruan

0
108

Kastriot Myftaraj

Kur Kryeministri Rama kërkoi një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, si shpërblim për pranimin e kërkesës amerikane që të strehohej në Shqipëri organizata e muxhahedinëve iranianë, atij i thanë se këtë që bëri duhet ta quante si kompensim jo si shpërblim. Kompensim që, në katërvjetëshin e parë të Obamës dërgoi në Washington ankesa dhe akuza të pafundme kundër Ilir Metës dhe koalicionit të tij me Berishën, si aleancë me duar të përgjakura, për t’ u bërë pastaj Rama aleat i Metës dhe për të bashkëqeverisur me të.Për të fituar vizitën e shumëdëshiruar në Shtëpinë e Bardhë, Rama duhet të paguante me diçka tjetër. Në të vërtetë, lobistit të Ramës iu sugjerua dhe çmimi. Presidenti Obama ka një problem të bezdisshëm privat. Ai dhe gruaja e tij Michelle janë dakorduar mes tyre që pasi të largohen nga Shtëpia e Bardhë, të bëjnë divorcin e martesës së tyre. Kuptohet se divorci ka një kosto të madhe financiare, të cilën duhet ta paguajë Barack Obama. Pikërisht këtë kosto ka pranuar të paguajë Kryeministri Rama, me paratë e shqiptarëve, për të siguruar vizitën në Shtëpinë e Bardhë.

Mënyra e pagesës është përcaktuar me anë të linjave të offshoring-ut. Rama do të depozitojë para në llogaritë e fshehta bankare të disa qeverive afrikane dhe aziatike, për llogari të të cilave Obama do t’ u ofrojë konsulencë pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Për këtë do të paguhet pjesërisht me paratë e ofruara nga Edi Rama.

Kur qytetarët e Shqipërisë të ndjekin lajmet për divorcin e çiftit Obama duhet ta dinë se koston financiare marramendëse e kanë paguar ata vetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here