Standard.al

Bonot e thesarit /Interesat ulen në minimin historik, humbasin qytetarët, përfiton Qeveria

0

Interesat e bonove të thesarit kanë zbritur në minimumet historike, duke reflektuar politikën e Bankës së Shqipërisë për të ulur koston e lekut. Në ankandin e fundit, interesat e bonove 1 vjeçare zbritën në 1.38%, ndërsa ato 3 mujore në 0.99%. Nga ulja e interesave të bonove të thesarit ka përfituar Qeveria, e cila e blen më lirë borxhin te qytetarët e saj, ndërkohë që këta të fundit pas humbjes së avantazhit përfitues nga depozitat, po humbasin edhe mundësinë për të fituar nga bonot e thesarit.

Uljet e vazhdueshme të normës bazë të interesit për lekun nga Banka e Shqipërisë, ku e fundit ishte ajo e 4 majit, janë reflektuar te bonot e thesarit.

Interesat e këtyre letrave me vlerë të Qeverisë, që deri tani janë parë si një alternativë e mirë investimi, kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke mos qenë më të leverdishme për qytetarët.

Në ankandin e fundit, interesat e bonove 12 mujore zbritën në 1.38%, nga 1.46% që ishin në ankandin e mëparshëm.

Ndërsa interesat e bonove me afat 3 mujor kanë prekur tashmë minimumin historik të 0.99%.

Nga ulja e interesave të bonove të thesarit ka përfitim Qeveria, e cila e blen më lirë borxhin te qytetarët e saj, ndërkohë që këta të fundit, pas humbjes së avantazhit përfitues nga depozitat, po humbasin edhe mundësinë për të fituar nga bonot e thesarit.

Për shkak të mungesës së alternativave të investimit në vend, si pasojë edhe përkeqësimit të klimës së biznesit, qytetarët po i shihnin letrat me vlerë të Qeverisë, jo vetëm bonot por edhe obligacionet, si një mundësi e mirë për të investuar kursimet e tyre.

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në fund të marsit të këtij viti, individët ishin mbajtësit e 15.18% e borxhit të Qeverisë, nga 14.83% që ishte pesha e tyre në fund të vitit 2015.

Ekspertët shpjegojnë se përballë uljes së vazhdueshme drejt minimumeve historike të bonove të thesarit, qytetarët po priren të investojnë në obligacionet me afat të gjatë 3, 5 dhe 10 vjeçar, që gjithashtu janë letra me vlerë të Qeverisë me risk zero.oranews

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.