8 mitet e gabuara rreth seksit pas moshës 40-vjeçare

0
205

Shumë studime janë bërë për moshën ideale kur femrat gëzojnë kulmin e pjekurisë seksuale, të cilat kanë dalë në përfundimin se 40-vjeçaret gëzojnë seks të mirë dhe kanë përvojë në të. Me fjalë të tjera, 40-vjeçaret dinë të luajnë në shtrat. Një studim i ri i botuar në revistën britanike “Top Sante” e vërteton këtë gjë. Studimi është kryer me 2000 femra nga të gjitha moshat. Rezultatet treguan se 81% e femrave të moshës 40 deri në 50 vjeç kishin një oreks të madh për seks. Ato duan të provojnë gjëra të reja me partnerët e tyre, të cilët duhet të kenë besim, se ato dinë se si të kënaqin në shtrat. Hulumtimi tregoi gjithashtu se 40-vjeçaret, në krahasim me dekadën e tyre të mëparshme, kur ato ishin 30 vjeç, duan të eksperimentojnë më shumë, si fizikisht ashtu dhe shpirtërisht. Gjatë seksit, fantazitë e tyre janë të shfrenuara dhe shpesh tronditëse. Rreth 70% e 40-vjeçareve u shprehën se ato dinë se çfarë duhet të bëjnë për të afruar një mashkull në shtrat dhe nuk kanë kufizime në kërkesat e tyre, ndërsa pak vite më parë nuk mundeshin t’i kërkonin këto gjëra.

Mitet

Për të gjithë ata që për nga dëshira dhe aktiviteti seksual e kanë barazuar moshën 40-vjeçare me mosha të mëdha, vjen një tjetër teori e mbështetur mbi kërkime: barazojini femrat 40-vjeçare me ato 30. Mbi idenë e krijuar tani, mund edhe të fajësohen reklamat që nxjerrin vetëm modele seksi të reja në moshë që përfaqësojnë joshjen e vërtetë. Mitet mbi seksualitetin femëror i kanë nxitur edhe filmat, ku rolet më tërheqëse u jepen femrave shumë të reja. Të gjithë kanë harruar se çfarë do të thotë një femër e vërtetë, e pajisur me eksperiencë dhe plot sharm, këtë herë në moshën 40-vjeçare dhe akoma e re. “Për shkak të arsyeve nga më të ndryshmet, është besuar në heshtje se vetëm të rinjtë mund të bëjnë seks”, – shprehet Maureen McGarth, një instruktor i shëndetit seksual. Ky mit i pavërtetë, nuk duhet kurrsesi të vazhdojë të mbizotërojë në mendjet e njerëzve. Ja cilët janë 8 mitet e gabuara mbi seksin dhe moshën.

Miti nr. 1. Me kalimin e kohës nuk keni më nevojë për seks.

E vërteta është se pas rritjes së fëmijëve dëshira seksuale nuk është më e njëjta. Ajo nuk është e së njëjtës kategori me të ngrënit apo ujin, por nuk duhet nënvlerësuar kurrsesi. Kjo nuk do të thotë që ju me mbushjen e moshës 40-vjeçare duhet të hiqni dorë nga kënaqësitë seksuale dhe as se trupi juaj ka nevojë për më pak kënaqësi. Dobitë që seksi i sjell shëndetit, nuk duhen hedhur poshtë, edhe në këtë moshë.

Miti nr. 2. Shtimi në peshë ju bën të padëshirueshme.

Një gjë të rëndësishme duhet të mbani mend në lidhje me seksin, ai nuk ka të bëjë me mënyrën sesi dukesh, por me mënyrën sesi ndihesh. Për këtë arsye krijoni mure më të larta vetëbesimi dhe mos e lini pamjen tuaj të jashtme t’ju shqetësojë dhe privojë nga kënaqësia seksuale. Mund të pyesni çdo mashkull, kur femra që ka në krah zhvishet ai nuk mendon rreth formave të saj trupore, ai sheh në të lakuriqësinë dhe kjo e josh. Në moshën 40-vjeçare e lart, ju keni avantazhin e të njohurit të trupit më mirë sesa në moshë të re, kështu që mund ta menaxhoni atë më mirë. Nëse asnjë nga këshillat më lart nuk ju ngushëllon, atëherë sipas mundësive filloni të bëni disa ushtrime.

Miti nr. 3. Trupi juaj e ka humbur seksualitetin gjatë menopauzës.

Dr. Sebastian argumenton në lidhje me këtë mit se pavarësisht se trupi femëror ndryshon gjatë menopauzës, kjo nuk do të thotë se ai bëhet më pak seksual. Një trup në ndryshim e sipër nuk është më pak i dëshirueshëm. Është e vërtetë se ndodhin ndryshime si cikli menstrual i parregullt, ndryshimet e shpeshta të humorit dhe mungesë e lubrifikimit vaginal, por këto nuk duhet të jenë aspak pengesë për të shijuar jetën seksuale. Duke shmangur aktivitetin seksual, ju mund të jeni duke i përkeqësuar gjërat.

Miti nr. 4. Jeni shumë të lodhura për të bërë seks.

Një gjë është e sigurt, që nuk jeni më aq “të ndezura” sa në moshën 20-vjeçare, por kjo nuk e bën fjalën “jam e lodhur” një justifikim të drejtë. Nëse jeni në mënyrë kronike pa asnjë energji, atëherë drejtojuni mjekut, pasi mund të keni tiroide ose anemi, në të kundërt, po të shtireni atëherë do ta ulni shumë nivelin e dëshirës seksuale. Një tjetër mënyrë për të zgjidhur këtë problem është të shijoni aktin seksual përpara se të bëni aktivitete që do t’ju lodhin.

 

Miti nr. 5. Nuk është e nevojshme të mbroheni nga lindjet e padëshiruara.

Është e vështirë të përcaktohet me saktësi momenti kur trupi juaj do të pushojë ovulimin e vezëve, ndaj mos jeni shumë të sigurta se pas moshës 40-vjeçare humbet rreziku i shtatzënisë së padëshiruar. Historia ka treguar se shumë femra kanë lindur fëmijë surprizë të ngjizur në të 40-at e tyre. Për të qenë më të sigurta me këtë fakt, ju këshillohet të vizitoheni te një mjek në mënyrë që të keni rezultate më të sigurta.

Miti nr. 6. Është normale të ulet dëshira seksuale.

Kjo jo vetëm që nuk është e vërtetë, por mund të jetë edhe e anasjella. Nëse me arritjen e një moshe të caktuar, dëshirat dhe fantazitë tuaja seksuale bien në mënyrë drastike, kjo vjen nga ndonjë problem shëndetësor si sëmundja e tiroideve apo ndonjë lloj kanceri. Përveç këtyre problemeve, nënvetëdija juaj, nuk ka asnjë arsye përse të mos kërkojë më shumë kënaqësi seksuale dhe vëmendjen e partnerit. Në moshën ku jeni, mund edhe të mjaftoheni me një akt seksual një herë në muaj.

Miti nr. 7. Fantazia është shuar prej moshës.

Kjo mund të vijë më tepër si shkak i marrëdhënieve që zgjasin shumë dhe jo prej moshës. Mund të jeni të mërzitura nga rutina e marrëdhënies suaj me partnerin, por mosha juaj nuk ju pengon aspak, të zhvilloni fantazitë më të çmendura seksuale. Nëse po kërkoni për një jetë të lumtur në çift, stimulojeni veten, lexoni libra, shihni video dhe burime të tjera që do t’ju çojnë në rezultatin që po kërkoni.

Miti nr. 8. Shumë vonë për ta çuar kënaqësinë deri në fund.

Për shumë arsye, ka mundësi që në jetën tuaj të mos keni pasur atë që në gjuhën e studiuesve të seksit quhet “orgazma perfekte”, por kjo nuk do të thotë se nuk e keni më atë mundësi. Një rast tregon për një grua që arriti të kishte orgazmën ideale vetëm pas lindjes së fëmijës së dytë. Mos e torturoni veten me idenë e moshës dhe plakjes, jetojeni jetën tuaj seksuale dhe kënaquni përpara se të jetë shumë vonë. Shkenca po vërteton se të 40-at janë njëlloj me të 30-at, ndaj mos u shqetësoni aspak.

 

Dieta dhe aktiviteti seksual

 

Një dietë e shëndetshme jep edhe rezultat e saj pozitive. Dhe kjo vlen jo vetëm në drejtimin shëndetësor dhe mirëqenien fizike, por edhe në rregullimin dhe përmirësimin e aktivitetit seksual. dietologët dhe seksologët pas studimeve dhe eksperimenteve të ndryshme kanë arritur të na servirin një dietë me rezultate pozitive për shëndetin seksual. Në fakt, këtë herë, përveç vështirësisë për të rënë ndonjë kile nga pesha në një muaj dhe falë një regjimi ushqyes shumë preciz, do të jetë e mundur për ta rregulluar më mirë performancën tuaj seksuale dhe arritjen e orgazmës kënaqshëm e më lehtësisht. Një numër jo vogël dietash të tilla gjenden në faqe të ndryshme të internetit. Dietat për arritjen e orgazmës që shumë shpejt do të bëhen edhe një libër i vërtetë, që do bazohet në rezultatet e shumë kërkimeve, të cilat tregojnë që disa ushqime mund të jenë shumë favorizuese dhe disa të tjera penguese të epshit e përgjigjes seksuale.

Dieta seksuale dhe hormonet

Ndërmjet ushqimeve të përmendura në dietat seksuale dhe me shumë ndikim është vaji i peshkut. Ai është i dobishëm edhe për zemrën. Gjithashtu, më pas, është i nevojshëm edhe një raport preciz i vitaminave dhe i mineraleve, konsumimi i çokollatës është prezenca e balancuar e ushqimeve të ndryshme të tavolinës. Edhe më të rëndësishme se ushqimet, të cilat favorizojnë orgazmën, janë ato të cilat e rrëzojnë këtë balancë. Mund të jepen disa shembuj të substancave shumë të ngjashme, të cilat me shumë lehtësi mund ta “vrasin” orgazmën. E para është kafeina, një substancë me të cilën ne abuzojmë shumë shpesh, sidomos në ditët që jemi shumë të mbingarkuar me punë. Kafeja dhe shumë ushqime të cilat shtojnë kafeinën duhet të konsumohen me një farë kursimi. Në vendin e dytë të ushqimeve jo për orgazmën ndodhen disa bimë e rrënjë jo shumë të njohura në vendin tonë, që provokojnë në fakt një bllokim të serotoninës me probleme relative, sidomos te femrat.

Marrë nga seksologjia.blogspot.com

Forma e fytyrës mund të parashikojë marrëdhënien

Keni pasur ndonjëherë ndjesinë që fytyra po jua shkatërron të gjitha marrëdhëniet? Kjo mund të jetë e vërtetë, por në një tjetër kuptim

Femrat

Miti se femrat janë kaq misterioze dhe të pakuptueshme po bie ngadalë prej shkencës dhe psikologjisë. Shumë studime që lidhen me femrat, po bëjnë që këto të fundit, por edhe meshkujt, të arrijnë t’i kuptojnë më mirë komplekset femërore dhe të fshehtat e tyre.

E keni pasur ndonjëherë ndjesinë që fytyra po jua shkatërron të gjitha marrëdhëniet? Kjo mund të jetë e vërtetë, por në një tjetër kuptim.

Çfarëdo karakteristikash të keni, mjekër me gropëz, faqe të rrumbullakëta, nofull të mprehtë ose vetulla jo të dukshme, kjo mund të bëjë që meshkuj të caktuar t’ju duan.

Sipas një studimi të ri, meshkujt që po kërkojnë të kalojnë një kohë të këndshme priren për nga vajza me tipare shumë të buta dhe femërore. Meshkujt që po kërkojnë një lidhje serioze, anojnë nga gratë me tipare më të theksuara e mashkullore.

Kohëzgjatja e një lidhjeje, që në mënyrë instinktive apo jo nxitet prej tipareve, mund të përcaktohet shumë lehtë sesa do të jetë.

Hulumtimi përfshiu qindra meshkuj heteroseksualë, që dolën vullnetarë të shikonin pjesë të ndryshme të fytyrave femërore. Këto fytyra ishin të ndërtuara me pjesë të përzgjedhura dhe kërkuesit i pyetën meshkujt se me cilën prej tyre do të krijonin marrëdhënie afatgjatë dhe me cilën një marrëdhënie më të shkurtër.

Në këtë aspekt u vu re se meshkujt kur vjen puna për marrëdhënie afatgjata dhe serioze, zgjedhin femra më pak tërheqëse. Në mënyrë të pandërgjegjshme, meshkujt priren drejt femrave më pak të bukura, sepse, sipas gjetjes së studimeve të mëparshme, kjo ndodh ngaqë ato duket se janë më shumë besnike.

 

Autorët e studimit, Anthony Little nga Universiteti Stirling dhe Benedict Jone nga Universiteti Glasgou, shpjegojnë për “British Journal of Psychology”, se nëse partnerja tradhton, atëherë meshkujt rrezikojnë të rrisin një fëmijë që nuk është i tyre.

Në kërkimin e ri, pjesëmarrësve iu tregua dy versione fytyrash, njëra shumë femërore dhe tjetra që anonte nga tiparet mashkullore.

U zbulua se meshkujt kërkonin femra me tipare të buta për lidhje të shkurtra, sidomos nëse ata ishin tashmë në një marrëdhënie. Femrat më pak femërore dhe tërheqëse zgjidheshin për martesë.

Përfundimet e studimeve të mëparshme mbi mënyrën sesi femrat i përzgjedhin meshkujt tregojnë se ato kërkojnë meshkuj me tipare shumë të theksuara për lidhjet e shkurtra dhe meshkuj me tipare të buta e me më pak testosterone për lidhjet e gjata. Kjo ndodh për shkak se femrat i shohin këta lloj meshkujsh me tipare të buta si më të mirë për rritjen e fëmijëve.

Çfarë i tërheq meshkujt te femrat për lidhje të shkurtra:

Kimia seksuale

Buzëqeshja

Mirësia

Humori

Trupi

Sytë

Inteligjenca

Komunikimi

Dhëmbët/buzët

10.Flokët

Çfarë i tërheq meshkujt te femrat për lidhje të gjata:

Mirësia

Humori

Komunikimi

Tërheqja seksuale

Inteligjenca

Buzëqeshja

Dëshira për të dëgjuar tjetrin

Paratë/mirëqenia

Trupi

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here