Përcillen në banesën e fundit fëmijët e aksidentuar/ Familjarët: Babai i tyre u mbajt në burg pse po ndërtonte në tokën e tij

0
125

I gjithë fshati Gërmenj në Kavajë, ku ka jetuar më parë familja Negollari, është zhytur në zi e në dhimbje, pas humbjes tragjike në aksident pasditen e së shtunës të dy vogëlushëve Alice e Dritan 3 e 5 vjeç, në Qerret të Kavjës.

Familjarët të revoltuar mbi historinë e trishtë të familjes Negollari, deklarojnë se Sokolin e arrestuan dhe e harruan në burg, se ishte i varfër dhe nuk kishte mbështetje. Ata theksojnë se u mbajt shumë gjatë pas kangjellave të burgut vetëm për nisjen e ndërtimit të shtëpisë ku të fuste kokën, pasi i ishte refuzuar leja e ndërtimit që e kishte të domosdoshme.

“Në pronën e tij, në shtëpinë e tij, shembi të vjetrat dhe bëri të rejat. E harruan në burg, njeri për ta ndihmuar nuk kishte, di që ka kërkuar edhe leje”,- tha kushëriri i Sokolit, Gezim Goxha.

“Ku do drejtohesh? Po nuk dhe lekë të japin leje”,- tha një tjetër banor.

“Ata që ndërtojnë gradaçela nuk përfundojnë në burg, se i kanë shpatullat e ngrohta, mbrohen nga shteti”,- shtoi një tjetër.

“Sokali i ka shtëpitë këtu që kur i ka bërë i ati i vetë që në kohë…”,- shtoi një banor.

“Po e ndërtonte shtëpinë aty ku e ka pasur”,- shtoi një tjetër.

“Të paktën ta linin në arrest shtëpie, mos ta merrnin brenda, ta linin tek kalamanjtë e vetë jo gjithë kjo tragjedi, dy fëmijë, dy lule”, thotë e afërmja e fisit, Zylfie Cani.

Ndërkaq 3 ditë pas aksidentit situata për sinjalistikën në rrugë, vijon të jetë e njëjtë. Askush nuk ka ndërhyrë për të shmangur të tjera pasoja të rënda.

Në banesën aktuale të familjes Negollari në plazhin e Durrësit respektohet kodi i zisë. Aty janë hapur dyert e mortit, ndërsa nëna e dy vogëlushëve, Silvana 24-vjeçare është në traumë fizike dhe psikologjike. 24 vjeçarja i kish nxjerrë vetë nga makina dy vogëlushët e pajetë pas aksidentit./News24/

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here