Standard.al

Eurovizion/Eneida Tarifa nën shoqërinë e përfaqësueses së Italisë

0

Eneda Tarifa bën shoqëri me përfaqësuesen e Italisë në Eurovizion – I kërkon asaj të bëjnë selfie

Eneda Tarifa duket se po respekton atë shprehjen popullore me “qentë që lehnin dhe karvanin”. Pavarësisht komenteve jo fort pozitive që vijnë nga medie të ndryshme, ajo duket se po gjen elementë për t`u argëtuar përgjatë këtij rrugëtimi që ka nisur.

Pjesë e një feste të Izraelit, Eneda mesa duket është përpjekur të bëjë shoqëri me përfaqësuesen e Italisë, Francesca. Ajo i ka kërkuar asaj të bëjnë një foto, selfie dhe meqë Francesca ka pranuar Eneda ka bërë gati telefonin për selfie. Këtë moment ndërkohë e ka fotografuar edhe dikush nga miqtë e Enedës dhe ajo e ka postuar në Instagram.

Një prej mikeshave të saj këngëtarja Orgesa Zaimi, i lutet në komente, që të bëjë një foto edhe me Justin Timberlake dhe ndërkohë balerina që po jeton në Itali kohët e fundit Klaudja Pepa i komplimenton vajzat në foto e mesa duket i vjen mirë që Eneda “i ka bërë qejfin” Francescës.

Ja edhe foto në fjalë:

https://www.instagram.com/p/BFOby_gs5_z/?taken-by=enedatarifa

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.