E rrallë/Gruaja 70 vjec, bëhet nënë për herë të parë

0
169

Kjo është historia më emocionuese dhe e rrallë që keni dëgjuar.

Bëhet fjalë për një grua 70 vjecarë që është bërë nënë.

Daljinder Kaur solli në jetë një djalë, pas dy vitesh trajtimi IVF (fertilizim in vitro), në një klinikë fertiliteti në shtetin verior të Haryana, me bashkëshortin e saj 79 – vjeçar.

“The Telegraph”, shkruan se çifti ishte martuar prej 46 vitesh dhe kishin humbur shpresat që do të bëheshin ndonjëherë prindër, ndërsa prej vitesh iu ishte dashur të duronin talljet e banorëve të zonës, pasi infertiliteti shihet se një mallkim nga Zoti.

“Zoti dëgjoi lutjet tona. Jeta ime tashmë është e kompletuar. Po kujdesem vetë për fëmijën dhe ndihem plot energji. Im shoq është gjithashtu shumë i kujdesshëm dhe i dashur dhe më ndihmon sa mundet”, tha Kaur për Agjencinë e Lajmeve AFP.

Vetë nëna thotë se është rreth të 70 – ave, një skenar i zakonshëm në Indi, pasi shumë njerëz nuk kanë çertifikatë lindjeje, ndërsa klinika në një deklaratë tha se gruaja ishte 72 – vjeç.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here