• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Koment

Dështimi i dytë i ligjit të ri të arsimit të lartë

10 May, 2016
in Koment
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

20140905224437-disa-nxenes-rregjistrohen-neper-shkolla-te-larta-ende-pa-e-mbarruar-gjimnazin-m

 

LexoEdhe

Njolla e zezë e korrupsionit të Rilindjes

Ekonomia e Shqipërisë primitive dhe kaotike

Një ditë para protestës…

Nga Dr. Albano Zhapaj

 

Ende pas tre vitesh, vazhdojmë e dëgjojmë nga ekzekutivi të flitet shumë për nevojën e transformimeve, të reformave të thella, për modernizimin e gjithçkaje, por më shumë se për çdo fushë tjetër të jetës për këtë nevojë po flitet edhe kur bëhet fjalë për arsimin e lartë.

Qartësisht vihet re prirja e politikbërësit të arsimit për ta dhënë të dëshiruarën si realitet, domethënë, për ta zbukuruar situatën. Flitet shumë për kushtet që kërkohen, theksohet se duhet rritur cilësia, duhen ulur kuotat e pranimeve, flitet për nevojën e vëmendjes ndaj punës së pedagogëve të çdo rangu, për përmirësimin e mirëqenies së tyre, por fjalët nga veprat ndahen. Realisht po shohim se ulen kuotat tek publiku dhe rriten tek privati, “moderohen” tarifat e studimit tek privati dhe rriten tarifat e studimit tek publiku.

Pra, ajo që vihet re është një mospërputhje e qartë ndërmjet fjalëve dhe veprimeve,  gjë e cila shpjegohet më shumë me mungesën e dëshirës për të bërë reforma të thella, se sa me vështirësitë që hasen, për shkak të sferës delikate, siç dihet, që është konkurrenca midis arsimit publik dhe atij privat.

Ende problem madhor ngelet një “status quo” i arsimit të lartë, mbetur tashmë midis një “reforme cilësore” të trumbetuar, dhe pamjes së tij reale në kthetrat e politikës së ditës, interesave të grupimeve të ndryshme intelektuale apo thjesht marketingu ekonomik i arsimit të lartë, ndonjëherë me prevalencë nga një ndonjë grup oligarkësh me petkun akademik.

 

Cili është dështimi i parë i ligjit të ri i arsimit të lartë ?

 

Si fazë e parë e vënies në provë të ligjit të ri të arsimit të lartë,  e megafonuar si sukses, ajo e zgjedhjeve të strukturave drejtuese në universitet, u pa qartë se ligji dështoi, pikërisht nga paqartësia e tij mbi këtë proces, dhe mungesa e akteve nënligjorë të vlefshëm. Dështimi, në këtë aspekt, erdhi për shumë arsye, por ato më të dukshmet ishin: ndërhyrja e politikës në zgjedhje, shantazhimi nga e krimit i akademikëve konkurrentë, gara nga vetëm një kandidat në disa universitete (të mos harrojmë se në 8 vitet e fundit është shtuar me afro 450 numri i pedagogëve me titullin “Porfesor Doktor”, pra herë më mirë se situata e para 8 viteve), si dhe udhëzimi i mbrapshtë i zgjedhjeve në universitete që penalizoi apo përjashtoi a priori të padëshiruarit nga ekzekutivi apo krerë të caktuar të tij.

Por, edhe sikut të mundohemi ta shikojmë në këndvështrimin e “reformës cilësore”, faza e parë e provës për ligjin e arsimit të lartë, prapë e dështuar mund të konsiderohet, pasi padyshim që procesi i transformimeve nuk fillon vetëm nga strukturat drejtuese të arsimit, por fillon në institutet dhe qendrat kërkimore universitare, dhe pikërisht në fakultetet dhe në departamentet e tyre, në punën e pedagogëve konkretë, në punën në auditor, në mbarëvajtjen e marrëdhënieve pedagog-student. Ligji i ri i arsimit të lartë edhe një Qendër Kërkimore Albanologjike që kishte vendi, nuk dihet më se çfarë fundi ka bërë, dhe në qoftë se ka mbetur gjëkundi, nuk dihet se ku do shkojë e çfarë statusi do ketë.

 

Cili është dështimi i dytë i ligjit 80/2015 të arsimit të lartë?

 

Në fund të muajit prill të këtij viti, referuar faqes www.balkanweb.com në artikullin e datës 24.04.2016  “Matura 2016, si të aplikoni për të fituar shkollën e lartë”,  thuhet se “…nuk do të ketë më Formular A2, ai i meritë preferencës, por do të ketë një formular të ngjashëm që do të quhet “Formulari i Aplikimit”. Pyetja më normale që çdo njeri, që e njeh sadopak sistemin e pranimeve “Meritë-Preferencë”,  është:  vallë a jemi në kushtet e rivlerësimit të Formularit A2, që aq shumë ka qenë i kontestuar nga maxhoranca aktuale, dhe që ligji i ri i arsimit të lartë e hoqi si parim?

Mjaft të shikosh nenin 74 të tij, tek pika 2, ku thuhet se: “ Institucionet e arsimit të lartë mund të vendosin edhe kritere shtesë pranimi për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilat shpallen nga institucioni i arsimit të lartë dhe vihen në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe ministrisë përgjegjëse për arsimin.”

“De facto” ekzekutivi i arsimit i rikthehet pranimeve në universitet me një formular aplikimi, të njëjtë me Formularin A2, është tregues i qartë i vlefshmërisë së sistemit “Meritë Preferencë” dhe i nxitimit nga ana e hartuesve  të ligjit të ri të arsimit të lartë, për të sjellë një “risi” në pranimet në universitetet publike.

“De jure” ekzekutivi i arsimit bie ndesh me ligjin e vet, dhe në një farë mënyre pranon dështimin  e tij, pra që i bie të jetë dështimi i dytë, brenda 2 muajve, i ligjit të ri të arsimit të lartë.

Qysh në muajin mars të këtij viti, kisha paralajmëruar më një shkrim (referim gazeta Koha Jone, Artikull: A do të bjerë Matura Shetërore, datë 15/03/2016, Autor: Albano Zhapaj), se : “…koha do ta tregojë se sistemi i kaluar Meritë Preferencë është më efikas, më i mirë menaxhueshëm, dhe më ekonomik. Nxitimi për të ndryshuar sistemin e pranimeve, duke favorizuar qartazi arsimin privat, në të gjithë nivelet e tij, do të japë shpejt shenjat e para të dështimit, dhe politikbërësit do të jenë të detyruar t’i rikthehen sistemit Meritë-Preferencë (ndoshta me ndonjë emërtim tjetër), për të shpëtuar veten e tyre dhe kësisoj dëmet që do t’i vijnë arsimit të mesëm në vijim.”

Gjithsesi kështu siç po ecin gjërat në arsimin e lartë, surprizat ende nuk kanë mbaruar, por e thënë në fjalorin “e specialistit”, rikthimi i Formularit A2 është gjë pozitive, krahasuar me sistemin e propozuar nga ligji i ri i arsimit të lartë, pasi ky i fundit do të sillte për maturantët, aplikantë në universitetet publike, disa kosto shtesë, të tilla si: kosto e lëvizjes nga njëri universitet në tjetrin, kosto e noterizimit të dokumenteve për çdo program që do aplikojë,  si dhe kosto monetare të aplikimit në çdo fakultet.

Të dashur miq, ndonjëherë mendoj se duke folur për këto detaje “të vogla”, lexuesit mund t`i krijohet përshtypja sikur, këto janë probleme janë vogëlsira, përballë trumbetimit të reformave të suksesshme apo planeve që ka ekzekutivi i sotëm për përmirësimin e sistemit dhe rritjen cilësisë në arsimin e lartë.

Por kam gjithmonë bindjen se në bërjen politikë të arsimit të lartë mirëqenia e studentëve dhe familjeve të tyre, duhet konsideruar si “origjina dhe limiti” i përgjegjësisë së politikbërjes, prandaj shtroj me forcë detyrën e pasjes së një sistemi transparent dhe efikas të pranimeve në universitet publike, me informacione në kohën e duhur për maturantët shqiptarë, në mënyrë që të kenë të qartë se ku do shkojnë dhe si do shkojnë, dhe mos të mbeten peng i regjistrimit të detyruar tek institucionet e arsimit të lartë privat.

Sistemi i paqartë i pranimeve në universitete, informacioni i dhënë në momentet e fundit, burokratizimi i tejskajshëm i proceseve të kontrolluara nga ekzekutivi, që të gjitha të arrira nën flamurin e reformës në arsimin e lartë, do të shpjerë jo në modernizimin e arsimit të lartë, siç mendohet, por në shndërrimin e tij në një arsim publik më pak cilësor, më pak i arritshëm dhe më pak efektiv.

 

ShareTweetPin
Previous Post

Gjermani/ Sherr mes katër personave, një i vdekur dhe tre të plagosur

Next Post

Sarandë/ Automjeti del nga rruga, plagosen 3 efektivë policie

linda

linda

Next Post

Sarandë/ Automjeti del nga rruga, plagosen 3 efektivë policie

Discussion about this post

SONDAZHI

[democracy id="18"]

Lajmet e fundit

Show Biz

Ish-zëdhënësja e PD përjeton ditët me të lumtura të jetës, ja lajmi i bukur…

by redaktori
17 February, 2019
0

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, është bërë nënë për herë të dytë teksa lajmin e shtatzanisë Laura për gjithë...

Read more

E turpshme/ Policia arreston 80 vjeçarin që mori pjesë në protestë…

17 February, 2019

Zyrtari kryesor italian i frikësohet Mafias shqiptare: E fortë, e egër dhe aleate me Ndrangheta-n…

17 February, 2019

Të bësh burg për këpurdhën toksike të Ramës?!

17 February, 2019
Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar per disa ndryshime ne ligjin “Per pensionet shteterore suplementare te punonjesve te universiteteve dhe institucioneve te tjera kerkimore”./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Dackë e merituar / Rama nuk lejohet të flasë në Kuvendin e Kosovës…

17 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -