Toka në “flakë”, vazhdojnë rritjet e temperaturave në botë

0
136

Sipas të dhënave të instituteve meteorologjike, po vazhdon rritja e temperaturave në botë, raporton Anadolu Agency

Sipas të dhënave që gazetari i AA’së i ka siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë, temperatura mesatare e botës që nga shekulli 19-të ka shënuar rritje deri në 1,5 gradë.

 

Ndryshimi në sistemin klimatik u përshpejtua veçanërisht pas vitit 1950. Që nga vitit 1880 atmosfera është ngrohur për 0,85 gradë. Në periudhën 1983-2012 në Hemisferën Veriore, ishin 30 vitet më të ngrohta në 1.400 vitet e fundit.

 

Që nga viti 1880 kur filluan regjistrimet, viti 2014 ishte viti më i ngrohtë në sipërfaqen e tokës dhe atë oqeanike. Temperatura mesatare vjetore në këtë vit ka thyer rekord duke e tejkaluar për 0,69 gradë temperaturën mesatare të shekullit të 20-të prej 13,9 gradë, dhe temperaturën mesatare të periudhës më të ngrohtë, atë 2005-2010, për 0,04 gradë.

Ndërkohë viti i kaluar gjithashtu e tejkaloi atë pararendësin, duke u bërë kështu viti më i ngrohtë. Viti i kaluar regjistroi rritje të temperaturës për 0,23 gradë nga viti paraprak. Në qoftë se nuk merren masat e duhura, parashikohet që temperaturat deri në fund të këtij shekulli të rriten me 5 gradë celsius.

 

Rritjet e temperaturave bëhen shkaktarë të intensifikimit të katastrofave natyrore, siç janë thatësia, reshjet e papritura, stuhitë dhe uraganet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here