Tenton të bëj selfie, por shkatërron statujën 126-vjeçare (FOTO)

0
116

Statuja ishte e vendosur në fasadën e jashtme të stacionit Rossio në Lisbonë. Sipas policisë vendase, rreth mesnatës, i riu i është afruar statujës për të bërë një “selfie” me Sabastiano I, ku e ka rrëzuar.

24-vjeçari ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar nga policia. Ai akuzohet për “Shkatërrim të pronës publike” dhe do të paraqitet në gjyq për të marrë dënimin.

Mbreti Sebastiono I (1554-1578), ishte një figurë shumë e dashur nga portugezët. Sipas medieve vendase, ai humbi jetën duke luftuar heroikisht kundër mbretit të Marokut, Mulay Abd al-Malik. Trupi i tij nuk është gjetur asnjëherë.

statuja-620x620-1

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here