“S’mbante mend gjykimin në Gjermani”, formulari i Elvis Roshit i shpëton hetimit

0
136

Më 4 maj u mbyll zyrtarisht procesi i dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit për të gjithë zyrtarët shqiptarë, dhe sipas ligjit, brenda 5 ditësh formularët e dyshimtë duhej të dorëzoheshin në Prokurori për t’iu nënshtruar hetimit.

AbC News shkruan se asnjë titullar institucioni nuk ka dërguar në prokurori ndonjë formular për të verifikuar, nga grupi i prokurorëve i ngritur enkas për këtë detyrë me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Por dje është publikuar formulari i plotësuar nga kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi. Pyetjes në formular, a ka qenë ndonjë herë në gjykim apo hetim nga ndonjë autoritet i huaj, ai i është përgjigjur “Po”, i cili është proceduar nga gjykata e Mynihut të Gjermanisë në vitin 2002, por sipas tij nuk kujton arsyen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here