Si të shtojmë peshë në mënyrë të shëndetshme

0
279

Edi që ka shumë edhe prej atyre që nuk bëjnë më pyetje “si te humbim peshe” por ka ca prej jush që shpesh pyesni si te shtojme peshe. Nuk po flas për ndonjë mënyrë të keqe se si të shtosh peshë duke shtuar edhe dhjam por për një mënyrë të shëndetshme.

Kjo do të thotë se në vend se të mbushesh me ëmbëlsira të ndryshme ju do t’i shërbeni vetës ushqime që ju ndihmojnë të shtoni muskuj dhe mas trupore.

Si bëhet? Përmes këtyre këshillave:

Për sa i takon ushqyerjes, përveç tri vakteve normale, të cilët nuk duhen tejkaluar asnjëherë (mëngjesi, dreka, darka) është mirë që të hani të paktën edhe dy vakte të vogla të ndërmjetme mes mëngjesit-drekës dhe mes drekës-darkës. Preferoni ushqimet që përmbajnë proteina: arrat, lajthitë, bajamet dhe stikat e pishës shumë të pasura me vitaminë E. Domethënë, ideale do të ishte të hanit një mëngjes të bollshëm dhe të konsumoni fruta të shtrydhura me mjaltë.

Të vazhdonit me një drekë me bazë karbohidrate, si për shembull të hanit një pjatë me makarona me salcë domatesh, e ndjekur nga pas me akullore ose çokollatë, ndërsa për darkë të konsumonit mish ose peshk me perime. Ushqimet tuaja gatuajini në furrë, të pjekura ose të ziera dhe jo të skuqura (fërguara në vaj).

Për shembull, patatet e skuqura nuk do t’ju shëndoshin në mënyrë të shëndetshme, por ju mund të shtoni në peshë edhe nëse i konsumoni të ziera. E rëndësishme është të konsumoni porcione më të mëdha. Mos kini frikë të konsumoni sallatë gjatë vakteve, të cilën mund ta pasuroni me proteina dhe kalori, duke i hedhur karota, misër, avokado, djathë e të tjera.

Shtoni konsumin e bukës bashkë me sasinë e ushqimit ose konsumoni makarona apo pilaf në vend të saj. Supave mund t’u shtoni lëng mishi, krem ose qumësht. Edhe konsumi i ujit është i rëndësishëm, por këtë mos e bëni bashkë me ushqimin, por gjysmë ore para ose pas tij.

Pijet me acid mund të shtojnë sasinë e kalorive, por kini parasysh se ato nuk janë një zgjidhje e shëndetshme. Në vend të tyre mund të konsumoni qumësht, jogurt me fruta, lëng frutash, dhallë.

Ushtrime dhe fitnes për të shtuar në peshë

Edhe fitnesi mund të bëhet i dobishëm për t’u shëndoshur. Kujtoni gjithmonë se nuk mjafton vetëm një dietë e mirë për të vënë disa kile më tepër. Ju duhet të gjeni kohë edhe për të tonifikuar muskujt, për ta bërë trupin tuaj të duket në formën më të mirë e më të shëndetshme.

Por, në këtë rast, nuk janë të këshillueshme ushtrimet aerobike që kanë tendencë t’ju dobësojnë. Ndaj, ne këshillojmë që të preferoni gjithmonë ushtrimet, të cilat forcojnë muskujt dhe definojnë mirë format. Duhet të keni si qëllim që të shëndoshni muskujt e vitheve, por edhe ato të barkut, të këmbëve e krahëve, për të pasur fizikun që keni ëndërruar gjithmonë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here