Rihanna vallëzon me këngën e Erës (Video)

0

Loading...

 

Këngëtarja Era Isrefi po e shijon kohën e saj të artë. Emri i saj po përmendet tashmë kudo jashtë trojeve shqiptare, pasi u bë hit me këngën e saj “Bon Bon”.

Kohët e fundit ajo performoi edhe në emisionin gjerman “Schlag den Star” në kanalin Pro7. Era pati një performancë të jashtëzakonshme aty, ku madje prezantuesi i emisionit e falënderoi atë në gjuhën shqipe për praninë e saj në emision.

Era është duke u krahasuar shumë me yllin botëror Rihanna, sidomos nga të huajt. Dhe tani siç duket Era ka arritur të dëgjohet edhe nga vetë këngëtarja amerikane.

Në një video të postuar në Instagram mbrëmë, në të cilën pretendohet se është Rihanna duke vallëzuar me një këngë, dëgjohet zëri i Erës.

Madje, komentues të ndryshëm kanë kërkuar emrin e këngëtares, me një përdoruese amerikane që ka komentuar se këtë këngë e këndon Era Istrefi.

Këngëtarja Era Istrefi siç duket me të vërtetë e këndon këtë këngë, pasi versioni jozyrtar i këngës gjendet në YouTube. Ajo quhet “Heart Killing”.

Loading...

Lini nje pergjigje