Rita Ora rrëfen sakrificat e nënës,betejën me kancerin e gjirit dhe largimin nga Kosova (VIDEO)

0
132

Për hir të Ditës së Nënave, këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, në emisionin special VH1 Dear Mama ka folur për nënën e saj, Verën dhe betejën e saj me kancerin e gjirit.Në një video të publikuar në YouTube, Rita rrëfen për historinë e nënës së saj që nga largimi nga Kosova në vitin 1991.

“U largove nga Kosova si doktoreshë, ndërsa kur erdhëm në Londër u desh të shkoje në shkollë për gjashtë vjet për t’u rikualifikuar. Të është dashur të rimësoje gjithçka nga fillimi, madje edhe gjuhën vetëm për të treguar veten”.

“Por, nënë t’i kurrë nuk u dorëzove. Përvjele mëngët, shkove në shkollë, nise një punë për të ndihmuar babanë dhe për të përkrahësh familjen tonë”.

“Të gjitha këto i bëre gjatë kohës sa ishe duke luftuar ndaj kancerit”, ka deklaruar ajo e emocionuar. “Kemi thënë se nuk do të qajmë”, i është drejtuar më pas Rita nënës së saj.

https://www.youtube.com/watch?v=snt-DLwTNPQ

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here