Momenti i arrestimit në flagërancë i policit bashkiak (VIDEO)

0
142

Specialistët e Seksionit për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, pas një hetimi 2-mujor, kanë arrestuar një 35-vjeccar në flagrancë.

Në finalizim të operacionit “Ambulanti”, u vu në pranga Gerti Dedja, punonjës i Policisë Bashkiake Shijak.

Dedja, u merrte shuma të ndryshme parash tregtarëve ambulantë, dhe i lejonte  të shisnin produktet e tyre pranë tregut të fshatar të qytetit të Shijakut.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan një sasi parash dhe dy telefona celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

https://vid.me/SzfA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here