Ibrahimovic zbulon të ardhmen, në “San Siro”?

0
146

Zlatan Ibrahimovic nuk e ka mohuar mundësin e kalimit në ‘San Siro’ gjatë verës

Ish sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, i cili pritet të largohet nga Paris Saint Germaini gjatë verës, ka dhënë një lajm të mirë për Milanin, duke thënë se ekziston mundësia që të rikthehet në ‘San Siro’.

Ibra deklaroi se ai asnjëherë nuk e ka dashur largimin nga Milani, por ishte vendim i klubit që ai të transferohej në Francë.

“Unë dua të vazhdoj të luaj, ku ende nuk e di. A do të rikthehesha në Milan? Kam marrëdhënie të mira me drejtuesit e klubit. Është klubi më i madh në të cilin kam luajtur. Nuk u largova me dëshirë nga San Siro, ishte diçka që e kërkuan të tjerët. Sidoqoftë, ajo tashmë i takon të kaluarës. Çfarë do të ndodh me të ardhmen time do ta mësoni shumë shpejt”, ka deklaruar Ibrahimovic

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here