Standard.al

Banorët në Laprakë,thirrje Erion Veliaj-t:Shtylla elektrike me tela të zhveshur, rrezik (VIDEO)

0

Në një lagje të Laprakës në Tiranë, duket se banorët kanë mundësi që dritat e rrugës t’i ndezin vetë.

Tingëllon ironike, por është e vërtetë.

Në një video në faqen e profilit në Facebook të jeta osht qef, një banor denoncon rrezikun që u kanoset banorëve nga çveshja e telave të një shtylle ndriçim në një rrugicë në këtë zonë.

Video është aq gazmore sa që, qytetari shkon tek shtylla dhe e ndez dritën duke kapur fijen, të cilën e bashkon me fijen tjetrën.

Në momentin e bashkimit të fijeve shfaqet një shkëndije e më pas drita ndizet.

Në sfond të videos dëgjohet zëri i atij që e ka filmuar, i cili i bën thirrje kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj që të ndërhyjë dhe të rregullojë shtyllën.

Kliko për të parë videon

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.