Standard.al

Video/Horror në Peshkopi, dhunohen lojtarët e Kastriotit

0

FNSH ka ndihmuar të nxjerrë nga stadiumi skuadrën e Kastriotit pas një ore e gjysmë ngujimi brenda.

Pas dhunës së ushtruar ndaj lojtarëve të ekipit krutan, uniformat blu nuk kanë arritur të ndalojnë civilët vendas që gjuanin ndaj lojtarëve miq, është dashur ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Të cilët kanë marrë përsipër menaxhimin e Dhuna masive pas ndeshjes Pogradeci-Luftëtari nuk ka mjaftuar, pasi Kategoria e Parë dje ka degraduar.

Nga informacionet më të fundit të gazetës, menjëherë pas ndeshjes në Peshkopi, lojtarët e Kastriotit janë dhunuar barbarisht nga tifozët vendës.

Në hyrjen e dhomave të zhveshjes, tifozët dibranë kanë goditur me çadra dhe sende të tjera të forta lojtarë dhe pjestarë të stafit teknik të Kastriotit. Këta të fundit e kanë pasur të pamundur për shumë minuta për të dalë nga dhomat e zhveshjes.

Një dhunë e paparecedentë dhe të mendosh që tifozëria vendëse duhet të ishte në festë për këtë fitore.

https://www.youtube.com/watch?v=5Pm07-MDWiI

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.