Patentat/ Forcohen kriteret,mund të merret vetëm për sistem automatik

0
160

Të gjithë ata qytetarë që do të marrin leje drejtimi tashmë mund ta marin vetëm për sistem automatik nëse mendojnë se nuk do të kenë një automjet me sistem manual. Ministria e Transporteve ka shpjeguar se vendimi tashmë ka hyrë në fuqi dhe aplikimi i tij do të nisë në muajt në vijim për tu dhënë hapësirë autoshkollave që të plotësojnë kriteret. Në vendim parashikohet edhe shtimi i disa kategorive të lejeve të drejtimit si dhe forcim i kritereve gjatë provimit.

Tirane- Qytetarët që do të marrin leje drejtimi tashmë mund të zgjedhin që ta marrin atë vetëm për sistem automatik, ose vetëm me sistem manual.

Nëse do zgjedhin kamiot automatike drejtuesit nuk do të kenë të drejtë që të përdorin makinë me kamio manual, ndërsa nëse do zgjedhin sistemin manual do të kenë të drejtë të përdorin edhe atë automatik.

Vendimi tashmë ka hyrë në fuqi dhe pritet të zbatohet pas disa muajve për ti dhenë hapësirë autoshkollave që të plotësojnë kriteret

Nikolin Bërxhiku: Përgatitja për leje drejtimi me kuti shpejtësie automatike do të jetë e ndryshme nga ajo me kuti shpejtësi manuale. Njohja e lejes së drejtimit me kuti shpejtësie manuale do të jetë e vlefshme për kutinë automatike, kurse e kundërta jo. Që do të thotë ata që kanë vetëm me kuti shpejtësie automatike nëqoftëse do të duan pastaj për të marrë një leje drejtimi për mjete me kuti shpejtësie manuale do të duhet të marrin një leje drejtimi tjetër. Që parashikon më shumë një provë të praktikës, nuk është se duhet të ribëjnë nga e para kursin.

Vendimi parashikon që të shtohen disa kategori të lejeve të drejtimit si dhe janë forcuar kriteret e dhënies së provimit teorik.

Nikolin Bërxhiku:Janë shtuar disa kategori të reja që nuk ishin më përpara, por edhe mënyra e marrjes së lejes së drejtimit. Përgatitja e kandidatit dhe mënyra e dhënies së provimeve.Të gjitha këto angazhime na detyruan që të forcojmë kuadrin ligjor dhe ta zbatojmë më vonë.

Këto ndryshime janë ndërmarë nga Ministria e Transporteve në kuadër të rritjes së sigurisë për qytetarët që drejtojnë një automjet.ora news

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here