Ku po shkon shtypi?! Reporterët e pavarur VS media e sponsorizuar

0
231

 

Nga: Gëzim Saliu

Prej kohësh në tregun mediatik dhe jo vetëm është përhapur debati lidhur me situatën e medias në vend, duke konsideruar të dy aspektet e saj: si anën e lirisë ashtu edhe atë që po cilësohet si fenomeni i lajmit të “sponsorizuar”. Sa i përket lirisë së medias shqiptare raportet e Freedom House e paraqesin atë si të pjeshshme, ndërsa aktorët e brendshëm flasin për një situatë edhe më të keqe. Sipas vetë përfaqësuesve të medias, liria e televizioneve dhe gazetave në Shqipëri është e cunguar thellë, duke nisur nga interesat klienteliste e deri tek ndërhyrja e fortë e politikës. Por nuk mungon edhe ana tjetër e medaljes në këtë histori, pasi nuk janë të pakta kritikat ndaj çregullimit të tregut të medias dhe kaosit që ekziston në këtë fushë. Ndërkohë që opozitat e çdo kohe flasin për kapje të mediave nga ana e pushtetit, tek qëndrimet e palëve politike vihet re një tendencë për ti “kontrolluar” mjetet e informimit publik. Ndërkaq pjesë e kësaj humullie është edhe rasti kur vetë media luan rolin e një “transportuesi”, ku për qëllime të caktuara klienteliste apo politike sulmon dhe i kundëvihet personazheve të ndryshëm të jetës publike në vend. Ky fenomen ka ardhur në rritje kohët e fundit në Shqipëri, pasi lajmet e “sponsorizuara”, (lajmet që porositen me qëllim parësor për të sulmuar një personazh apo një grupim) po shihen gjithnjë e më shumë si pjesë e përdtishmërisë së medias. Ndodh shpesh që në televizion apo gazetë të shohësh ato që cilësohen si “investigime” për çështje apo individë të caktuar, por që në thelb të tyre kanë “të vërteta” të “sponsorizuara” nga dikush tjetër. Ky i fundit nuk është një personazh apo një grupim dosido, pasi në të shumtën e rasteve “sponsorizuesi” është edhe ai që përcakton linjën editoriale të vetë gazetës apo televizionit. Në këtë formë duket se gazetaria shqiptare ka humbur ata që njihen si reporterët e pavarur pasi gjithnjë e më shumë në tendencë po shfaqet “media e sponsorizuar”. Investigimi real i një çështje apo personazhi për qëllime të zbulueshmërisë së vërtetës duket se po “jep shpirt” në vend. Në cdo lajm të cilësuar të “thelluar” duket se dora e “trazuesit” të brumit nuk është e një profesionisti që mbështet parimet e gazetarisë. Në fakt “sponosorizuesi” nuk ka për qëllim të informojë publikun mbi realitetin, por të paraqesë realitetin që ai dëshiron lidhur me personazhin apo çështjen e caktuar. Megjithëse nuk mund të mohohet që në çdo vend të Evropës media në raste të caktuara përdoret për interesa politike apo klienteliste, duket se ajo që çalon në Shqipëri është pikërisht fakti se ky fenomen është kthyer në mbizotërues. Tashmë në politikën editoriale ndikimi i botuesit duket i zvogëluar, pasi në pjesën më të madhe të lajmeve qëndron pas “sponsorizuesi” që mund të jetë një politikan, biznesmen apo një grupim i caktuar me pushtet. Përpos faktit që mediat mirëfilltazi investigave janë shumë të pakta në vend, vlen të theksohet se tek to fenomeni i sponsorizuesit është trupëzuar me “investigimin”. Reporterët investigativë janë kthyer në pjesën më të madhe të tyre në gazetarë që raportojnë të vërtetat që ju indikohen dhe jo që zbulohen si pasojë e mos funksionimit të sistemit apo problemeve me korrupsionin. Në këto kushte nuk na mbetet veçse të shpresojmë se ashtu si çdo lloj fenomeni që shfaqet në fillim me vrull e më pas vjen duke u ngadalësuar, edhe çështja e “medias së sponsorizuar” të ulë ritmin e “gllabërimit” të përditshmërisë së informimit. Megjithëse gjasat janë jo të mira….

 

 

Flet avokati dhe aktivisti

Altin Goxhaj: BIRN si kamzhik i Soros, thith qindra mijë euro për sulme të porositura

Goxhaj: Milionat për rritjen e pavarësisë së gazetarëvë shqiptarë po i “hanë” mercenarët e Soros. “BIRN Albania rrit terrin informativ nga Shqipëria jashtë saj përmes interesave financiarë dhe politikë që fshihen pas saj”

 

Intervistoi: Ambrozia Meta

 

Avokati dhe aktivisti i shoqërisë civile Altin Goxhaj komenton në një intervistë për gazetën situatën e mediave në Shqipëri. Ai flet lidhur me atë që e cilëson si kamzhik të Oligarkisë Sorosiane kundër opozicionit dhe mendimit kritik, duke vënë theksin tek BIRN Albania. Sipas tij kjo OJF ka si synim kryesorë të kryejë “investigime” të porositura me qëllim sulmin ndaj personazheve të caktuar të jetë politike e shoqërore të vendit.

Si e shihni situatën e mediave në Shqipëri?

Shqipëria është një vend ku cdo television është i kapur nga interesat e pushtetit ose si kamzhik i Oligarkisë Sorosiane kundër opozicionit dhe mendimit kritik ose si media eunuke e tredhur që s’do të përzihet në përballje me qeverinë. Ka 2 faktorë paralelë që e mbajnë gjallë këtë model: nga një anë janë pronarët e medias që duan të mbrojnë dhe zhvillojnë interesat e tyre të biznesit dhe këtë e kanë mësuar që ja dalin vetëm nëse kanë pazar me pushtetin dhe nga ana tjetër janë një grup gazetarësh që drejtojnë politikat editoriale në disa TV të rëndësishme të cilët janë investim i drejtpërdrejtë që prej viteve ‘90 i Oligarkisë Sorosiane ose janë në marëveshje me këtë oligarki. Ndërsa kur vjen puna te shtypi i shkruar ka më shumë liri, por shumë pak lexues ccka e bën lirinë e fjalës të pafuqishme për të ndikuar realisht në opinionin e gjerë publik. Televizionet e kontrolluara plotësisht nga oligarkia kanë formatuar një gjoja “elitë” opinionbërje që për nga përmasa e mediokritetit dhe shterpësisë është e prakrahasueshme me 26 vjet histori e medias së lirë. Kjo farë “elite” e përbërë nga skaljonet e prodhuara nga Oligarkia Sorosiane apo e propozuar nga lidershipi politik dhe e pranuar nga kryeredaktoret TV nëse plotësojnë kriteret sorosiane apo nuk shkelin vijën e kuqe të tyre, ka ftohur dhe atrofizuar gjerësisht mendimin kritik të opinionit publik duke rritur pakënaqësinë, skepticizmin dhe sidomos humbjen e interesit mbi 500 mijë shqiptarëve që kanë një farë formimi politik mbi informimin politik nëpërmjet kanalet TV. Por në fakt ky është edhe qëllimi i përllogaritur i Oligarkisë Sorosiane, që bazuar te parimi i Karl Doicit për formimin e opinionit public nëpërmjet kaskadave të informacionit të rrisë ndikimin pa pengesa te 1 milione e gjysëm shqiptarët e tjerë të painteresuar nëpërmjet propagandës së pushtetit oligarkik.

Mendoni se mediat shqiptare është e censuruar?

Censurimi i plotë i Protestës më të dhunshme të Opozite te Parku i Liqenit konfirmoi edhe faktin e dhimbshëm që aktualisht sot kemi të parën Opozitë në 18 vjet që s’ka asnjë media televizive ndërsa mazhoranca i kontrollon të gjitha. Sepse struktura e tregut mediatik përbëhet nga media elektronike që konsumojnë shumë para dhe burimi i tyre nuk vjen dot vetëm nga marketingu por nga burime të bizneseve të tjera dhe këto biznese që të prodhojnë tepricë për të ushqyer mediat e tyre bazën e kanë te ndërtimi apo te aktivitete tregtare që nuk mund të funksionojnë nëse nuk kanë mbështetjen dhe “kujdesin” e Qeverisë. Ka forma të ndryshme censure por ajo më funksionalja është autocensura. Dhe për gazetarët mesazhi është i qartë. Kush guxon dhe krijon hapësirë jashtë kontrollit të Oligarkisë dhe sidomos me zëra jashtë gardhit, emisioni mbyllet me lloj lloj preteksesh. Ja kujtohuni në Shtator 2014 kur në bazë të skenarit të oligarkisë u mbyllën brenda një muaji (Shtator 2014) 15 emisione tv në 10 kanale të ndryshme dhe e vetmja radio informative, ku u përzgjodhën pikërisht ato emisione që kishin format debatin e lirë apo investigimin! Mbyllja Brenda një muaji e 15 emisioneve do të kishte qenë skandal kudo përvecc Shqipërisë. Aktualisht jemi në situatën ku i vetmi shkak që mediat detyrohen ti japin zë disa lajmeve është fluksi i fuqishëm i shkëmbimit në rrjetet sociale të cdo lajmi apo infoje që bllokohet nga censura tv duke i detyruar mediat që për të ruajtur fasadën e të qënit media detyrohen ti japin. Unë personalisht jam një ndër personat kryesorë të ccensuruar në Shqipëri dhe i pari i Listës së Zezë të Soros dhe ky është një fakt lehtësisht i konfirmueshëm dhe statistikor. Deri ne fund të Gushtit 2014 unë kisha minimumi një ftesë në javë në ekran tv. Ne Shtator 2014 më komunikuan të gjithë miqtë e mi gazetarë që në cdo redaksi ishte dhënë urdhër që unë të mos ftohesha më në asnjë TV. Që atëhere kam dalë gjithsej 4 herë në 4 raste krejtësisht specifike duke tejkaluar urdhërin e bllokimit tim. Si unë ka dhe të tjerë që janë në Listën e Zezë të Soros apo Rilindjes që nuk u lejohet të dalin më. Por njerëzit nuk janë në gjëndje ta dallojnë këtë fakt pasi unë psh dal gjithmonë në kronika lajmesh nga arrestimet e shumta që detyrohem të përballem me urdhër të Ramës apo Tahirit.

Shpesh flitet për ato që quhen lajmë të sponsorizuara, pra lajme që paraqiten nga vetë media si pjesë e investigimit të tyre por që në të vërtetë janë lajme të dhëna nga politikanë, biznese apo klientë të ndryshëm dhe synojnë të sulmojnë kundërshtarë të tyre. Ccfarë mednimi keni për këtë fenomen mediatik, dhe sa e prekur është Shqiëpria nga kjo?

Në fakt në të gjithë botën konkurentët apo kundërshtarët furnizojnë underground median me lajme në dëm të palës tjetër. Dhe mediat i përdorën interesat e kundërta të palëve për të siguruar burime informacioni në dobi të lajmit. Ndërsa këtu në Shqipëri mediat shpesh bëhen zgjatime “të armatosura” të një grupi apo formacioni politik dhe shpikin lajme për kundërshtarin. Botuesi në vend që të përdori përplasjen e grupeve dhe interesave për të rritur thellësinë dhe përmasën e informacionit mezi pret që të jetë në dispozicion të një grupi për të goditur grupin tjetër njësoj si mercenar. Dhe në Shqipëri mediat si merecenare lufte janë një realitet mediatik shumë fitimprurës.

Duke mbetur te kjo çështje, BIRN përmes reportëve të saj është future në treg me idenë e invbestigemeve të pavaruara sidomos të atyre që quhen skandale por ndaj kësaj medieje kanë lindur dyshime për përdorime të saja për interesa klienteliste duke përfshirë këtu edhe deklaratat për sponsorizim nga miliarderi Goerge Sorosi. Keni ndonjë opinion për këtë gjë?

BIRN Albania është një ndër rastet më tipike se ku ndodhet media sot por edhe se si funksionon kontrolli oligarkik. Vetë BIRN Albania është krijuar si OJF nga Fondacioni Soros para 2 vjetësh. Ajo u regjistrua në Shqipëri në gjykatë si OJF e pavarur, pavarësisht se ishte një degëzim në kuadër të Balkan Investigative Regional Network – BIRM (për llogari të medias online BalkanInsight). Prej vitesh BIRN Albania kishte funksionuar si një krijesë e Instituti të Medias që është Spinoff i Soros që drejtohet nga Kryetari i Fondacionit Soros Remzi Lani. Por këtu në Shqipëri Soros e ktheu në një spinoff të vetin duke i caktuar edhe drejtoreshën, një zyrtare të Fondacionit Soros Kristina Voko. Por ajo që është interesante është rekrutimi si gazetar kryesor i një personazhi të njohur për qëndrimet e tij anti-Semite Gjergj Erebara. Gjergj Erebara i njohur si një ndër eksponentët pasVeliaj të Lëvizjes sorosiste MJAFT dhe aktivist i grupit komunist Organizata Politike është i njohur për aksionet e tij politike kundër marëdhënieve të Shqipërisë me Izraelin. Shfaqjet e tij protestuese përballë Kryeministrisë në 2012 ku ai me shall militantësh palestinez bashkë me Leart Kolën, Andi Kananajn, Arlind Qorin etj protestonte dhe mbante konferenca mediatike kundër vizitës së Ministrit të Jashtëm Izraelit dhe i kërkonte kryeminsitrit të asaj kohe Berisha të mos ndikohej nga fuqia e Izraelit por të votonte kundër Izraelit dhe pro Palestinës në OKB. Këtë show mediat e Soros e amplifikuan shumë fort dhe kjo solli një karrierë të menjëhershme të Gjergjit edhe si aktivist dhe si gazetar i afërt me qarqet e Soros në Tiranë. Sot mund të themi se BIRN Albania ka fytyrën e ideve dhe mendimeve të Gjergji Erebarës dhe kjo media po luan një rol full time si kamzhik i Soros për brenda dhe si valvul bllokuese dhe filtruese e lajmit nga brenda jashtë Shqipërisë. BIRN Albania sot ka thith qindra mijë euro për një zyrë të vogël me disa vetë dhe këto para po përdoren për të paguar gazetarë që të prodhojnë ato lajme që kërkon vendimarrja sorosiane e Tiranës dhe jashtë Tiranës. Është një instrument i cili shpik lajme dhe godet personazhe të caktuara në politikën apo shoqërinë shqiptare thjesht për llogari të interesave të punëdhënësit duke përdorur emrin ndërkombëtar pas të cilit fshihet dhe logot e donatorëve ndërkombëtarë që nën rekomandimet e fuqishme dhe imazhit artificial të krijuar nga rrjeti sorosian i Tiranës (dhe sidomos Instituti i Medias i drejtuar nga Kryetari i Soros Remzi Lani) janë kthyer në një vrimë të zezë të gjithë fondeve që ndërkombëtarët hedhin në Shqipëri për të forcuar median e lirë. Paradoksi është që milionat për rritjen e pavarësisë së gazetarëvë shqiptarë po i “hanë” mercenarët e Soros të cilët si detyrë kryesore nuk kanë lajmin për transformimin e lajmit në fishekë, projekteve ndërkombëtare në armë dhe logove të donatorëve në maska, dhe si mercenarë mediatikë vendosin gjoba dhe godasin në ccdo target të porositur nga Oligarkia Sorosiane. BIRN Albania kryen edhe një funksion shumë të rëndësishëm duke rritur shumë terrin informativ nga Shqipëria jashtë saj. Nëpërmjet një rrjeti të fuqishëm interesash financiarë dhe politikë që fshihen pas saj, ajo po përdoret për herë e më shumë si fokal point për burime lajmesh nga Shqipëria jashtë saj. Ajo nga një urë ku duhet të kalojë lajmi është kthyer në një doganë lajmesh madje në një fabrikë të prodhimit të lajmeve. Rasti më i fundit është angazhimi i gjithë rrjetit investigativ të Ballkanit për tu marrë më cdo lajm që ka të bëjë me ofshoret dhe zyra e Tiranës fsheh prej disa ditësh përfshirjen e Gjergj Bojaxhiut në transaksione financiare me ofshoret e Panamasë. (Gjergj Bojaxhi është konsideruar politikisht si një diversion i Soros për të mos lejuar rrjedhjen e votave nga e majta në favour të kandidatit Halim Kosova dhe BIRN luajti një rol të veçantë në promovimin e figurës së tij në fushatën e 2015). BIRN funksionon si një bandë mercenarësh të Sorosit me një mungesë të thellë profesionalizmi që ga një anë ka shterur mundësitë financiare për gazetarët apo grupet e gazetarëve jashtë tutelës sorosiane, që kanë pasion profesionin dhe investigimin, dhe nga ana tjetër përdoret për llogari të Oligarkisë Sorosiane për të sulmuar targetët e porositur, dhe po ashtu deformon, shpik apo bllokon (sipas udhëzimeve) lajmet nga brenda për jashtë Shqipërisë. Sorosi në Tiranë ka punuar fort për shpikjen e çmimeve absurde intensive për mercenar-gazetarët e Soros për ta dhe me dhjetra mijëra euro janë hedhur për ti promovuar këta persona në aktivitete ndërkombëtare të medias së lirë për ti kthyer në burime të besueshme dhe të “pavarura” të lajmit porn ë fakt ata janë thjesht një zyrë marketingu agresiv e politikave të Soros në Shqipëri.. E fundit do të shtoja, se BIRN Albania që bën si dashnor i transparencës së fondeve publike, ende s’ka bërë transparencën financiare se sa qindra mijë euro (në mos ka arritur milionin e eurove) u ka marrë donatorëve në emër të gazetarëve shqiptarë dhe si i ka shpërndarë ato…

 

Flasin pedagogët e gazetarisë: Si e shohim median shqiptare

Intervistoi: Sejrie Baleta

 

Rreth situatës së medias në Shëqipëri morëm edhe mendimin e pedagogëve të fakultetit të Histori-Filologjisë, departamenti i Gazetarisë në Tiranë. Pedagogët Mark Marku, Jonila Godole, Zylyftar Bregu dhe Thanas Goga komentojnë media shqiptare dhe lirinë e saj.

 

Mark Marku -“ Unë mendoj se është pjesërisht e lirë, sepse ekzistojnë shumë shembuj të rasteve të kontrollit të medieve nga politika për shkak të informacionit që qarkullon në media. Sepse nga ana tjetër profesioni i gazetarit nuk është i lirë nuk ka institucione mbrojtëse nga pronarët dhe nga strukturat kriminale. Nuk ka akses në informacionin për media. Thonë je i lirë por nuk japin informacion, mungon aksesi për të marrë informacion”

Thanas Goga– “Media nuk është e lirë. Ka shumë faktorë që ndikojnë. Faktori kryesorë është se nuk ka një treg të formalizuar të medias. Mediat funksionojnë si mburojë e bizneseve të tjera. Ata nuk financohen vetë ata financohen nga biznese te tjera, dhe ata për këtë arsye ata janë në një situatë mbrijtje nga sulmet e mundshme që mund tu bëhen. Nga ana tjetër ka dhe një treg reklamash për të cilat nuk ka një vullnet politik për të formalizuar numrin e medieve në Shqipëri. Spanja ka dy gazeta të përditshme kombëtare, ndërsa në Shqipëri ka 25 gazeta të përditshme dhe akoma po hyjnë në treg të tjera. Kjo është një barriera për të cilën duhet formalizuar tregu mediatik”

Jonila Godole– “Nga njëra anë media është më “e lirë” nga sa duhet, është e pakontrolluar dhe kjo tregon shenjë mos profesionalizmi. Nga ana tjetër dhe në varësi të politikave editoriale media shpesh e qep gojën për të thënë objektivisht të vërtetën. Një 25- vitet e fundit janë bërë hapa pozitivë, por media shqiptare nuk e ka arritur lirinë e saj në kuptimin normativ”

Zylyftar Bregu– “Mendoj që media nuk është e lirë. Faktorët janë sa globalë aq edhe lokalë, të prodhuara në vend. Globalë lidhen me krizën ekonomike dhe me revolucionin dixhital. Këto të fundit i shikoj dhe si shfrytëzim të lirisë së medias. Ndërkohë lokalë lidhen me simbiozën midis medias, biznesit dhe politikës. Në këtë raport media ka zgjedhur të qëndrojë në pozita të ulëta ndaj biznesit dhe politikës”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here