I vodhi çantën me 10 mijë euro besimtarit në xhami gjatë faljes, dënohet me 4.6 vite burg

0
128

I vodhi një besimtari gjatë faljes në xhami çantën me 10 mijë euro brenda. Për këtë është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 vjet dhe 6 muaj burg. Është fjala për shtetasin Tom Ndoja.

Në materialin e Prokurorisë së Tiranë thuhet se i pandehuri ka shfrytëzuar faktin se besimtarët ishin duke kryer ritet fetare dhe ka përfituar nga mirëbesimi ndërmjet tyre, duke vjedhur vlerën e konsiderueshme monetare. Pas vjedhjes, i pandehuri është larguar, ndërkohë që është pikasur dhe është kapur disa ditë më pas nga një tjetër besimtar i xhamisë, i cili më pas ka njoftuar policinë për të realizuar arrestimin e tij.

Në gjyq Ndoja ka thënë se ka pasur si qëllim që të vidhte vetëm çantën dhe se nuk e dinte që brenda saj kishte para. Hetimet zbuluan se ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here