Standard.al

Dërgonin ilegalisht njerëz drejt Greqisë, pranga 3 personave

0

Policia e Beratit ka vënë në pranga 3 persona pasi akuzohen se dërgonin ilegalisht qytetarë në Greqi, në këmbim të parave.

Në operacionin e koduar “Azilanti 3”, policia ka arrestuar 50 – vjeçarin Shefit Arapi, 50 vjeç, 54 – vjeçarin Ylli Metushi, si dhe 38 –vjeçarin Gëzim Dodoveci, të tre banues në Berat.

Burime nga policia bëjnë me dije se, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, këta persona kanë kaluar në mënyrë të paligjshme në shtetin grek, qytetarë nga qyteti i Beratit kundrejt shumave të ndryshme monetare.

Ditën e sotme, ata u kapën në pikën kufitare të 3 Urave, në Përmet, teksa po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme një shtetase nga qyteti i Beratit, kundrejt një shume prej 400 euro.

Gjatë operacionit policia sekuestroi 2 automjete, 9 aparatë celularë, 495 euro dhe 4 pasaporta biometrike.

Hetimet për këtë trafik kishin nisur 3 muaj më parë, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Berat.

Mbi tre të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale, “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve“ kryer në bashkëpunim.klan

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.