Brad Pitt me zemër të madhe, u ndërton shtëpitë 100 familjeve që humbën gjithcka (FOTO(

0
140

Dhjetë vite më parë, uragani më shkatërrues në historinë e SHBA-ve, Katrina, rrafshoi pothuajse tërë Nju Orllinsin.

Mijëra njerëz patën humbur jetën dhe shumë familje patën mbetur pa shtëpi. Aktori Brad Pitt ishte tronditur nga kjo tragjedi dhe themeloi fondacionin “Make It Right” për t’i ndihmuar viktimat e uraganit.

Nga ky uragan, distrikti “Lower Ninth” ishte goditur më së shumti. Pothuajse i tëri ishte përmbysur dhe ndërtesat të gjitha ishin shndërruar në gërmadha.

Me paratë e Pitt dhe të fondacionit, u ndërtuan 110 shtëpi në këtë zonë. Aktori punësoi arkitektët më të famshëm dhe personalisht mori pjesë në projektimin e shtëpive të reja.

Shtëpitë dolën të mrekullueshme, të qëndrueshme nga katastrofat natyrore dhe me stil. Aktori nuk planifikoi të ndërtonte shtëpi të lira, ai dëshiroi që njerëzit që kishin vuajtur nga ky uragan të kënaqeshin me shtëpi të bukura.

Familjet që u ndihmuan nga Brad Pitt u lumturuan shumë pasi u bënë me shtëpi të reja. Në një koleksion fotografish më poshtë, mund të shihni gjestin e mrekullueshëm të Brad Pitt.

58955-650-1450640868-2b6ca1ec00000578-3200488-image-a-5-1439810377015_1462635322-3982274 59405-650-1450640868-7867861446-b562992c6d-b_1462635312-4776075 59755-650-1450640868-2b6cc8c000000578-3200488-image-a-177-1439780616221_1462635334-9458639 59955-650-1450640868-1439867463-5_1462635271-942842 60105-650-1450640868-1439867438-4_1462635258-30531

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here