Akuzat, Rovena Dilo: Po, kam lidhje me një mafioz, është daja im

0
158

Konflikti i pronës që këngëtarja Rovena Dilo ka me dajën e saj dhe dy blerësit, deputetët Ndriçim Babasi dhe Tom Doshi si dhe akuzat e dajës se ka lidhje me mafiozë, e bëjnë Dilon të shprehet kështu sot sërish për lidhjen mes tyre:

I pari që u afrua ka qënë Ndriçim Babasi, që ka dashur ta ndërtojë këtë tokë. Nuk e ka realizuar dot në kohën kur në pushtet ishte partia në të cilën ai aderon dhe kur në pushtet erdhi Partia Socialiste, ai u mundua t’i bashkëngjiste aferës një deputet të forcë aktuale në pushtet për t’i pasur gjërat më të thjeshta, sipas logjikës së tyre të zhvatjes dhe përfitimit. Ndriçim Babasi e di shumë mirë që kjo tokë është e familjes Vreto dhe ai si bir i një familjeje me shumë e di shumë mirë dhe e ka shumë të qartë se pronat e familjes nuk janë të njerit, por janë të të gjithëve. Po kaq mirë këtë gjë e di edhe Tom Doshi si djalë malësie, se asnjë pronë nuk shitet me firmën e njerit prej trashëgimtarëve. E kanë shumë të qartë ata të dy që kjo është një përpjekje e dështuar.

E pyetur nga Panorama nëse ka lidhje me mafiozë, Dilo shprehet: “Në fakt, unë kam lidhje me një mafioz dhe për fatin tim të keq kam lidhje gjaku me të. Ky mafioz i vetëm i jetës sime është daja ime, Agroni, i cili guxon të çojë nëpër mend të bëjë mafiozllëqe me pronat e familjes sonë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here