Prej 33 vitesh i verbër, ja cfarë ndodh menjëherë sa sheh… (VIDEO)

0
157

Po, oh Zot, po shikoj”. Me këto fjalë amerikani Larry Hester, komentoi rifitimin e shikimit pas 33 vitesh në verbëri të plotë. Ishte 30 vjeç kur u diagnostikua nga një sëmundje në retinë, e cila i shkaktoi verbimin. Në atë periudhë nuk kishte kura dhe teknologjia nuk arrinte që të bënte të mundur rifitimin e shikimit.

Para disa ditësh, Hester iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale pranë Duke Eye Center në Durham, në Karolinën e Veriut (SHBA), prej së cilës arriti të rifitojë shikimin. 63 vjeçarit iu instalua një sy bionik, prej të cilit mund të shikojë, pasi dërgohen sinjalizime në tru.

Emocionet e tij nga rikthimi i shikimit kanë emocionuar mijëra njerëz, duke bërë që video që gjeni bashkëngjitur të përhapet në rrjetet sociale. Bashkëngjitur mund të shikoni përmes fotosh dhe videos reagimin e Larry dhe të gruas së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here