Mjeku Redjan Rraja i mori pistoletën Çiços dhe ndoqi vrasësin, zhduket dhe celulari i viktimës

0

Mjeku Redjan Rraja dhe efektivi i policisë së komisariatit nr. 5 Alban Trimi janë nën arrest nën akuzën e prishjes së provave dhe dëshmisë së rreme në lidhje me vrasjen e Elton Çiços në lokal “De Niro”, mbrëmjen e të dielës, në Tiranë. Grupi që po heton ngjarjen zbuloi se ata kanë zhdukur një pistoletë që viktima e kishte me vete dhe disa sende të tjera të tij personale, përfshirë telefonin celular. I pari që ka prekur pistoletën e Çiçës ka qenë mjeku Rraja. Ai e ka marrë armën që ishte në çantë, e ka mbushur dhe bashkë me policing Alban Trimi kanë dalë jashtë në ndjekje të autorit. “Redjan Rraja dyshohet se ka vepruar i pari, pasi është filmuar teksa merrte pistoletën nga çanta e Çiçës dhe bashkë me Alban Trimin, dalin jashtë nga lokali në ndjekje të autorit. Në kamera duket edhe momenti kur Rraja mbush pistoletën, por pasi konstatuan se vrasësi ishte larguar nga lokali, ata janë kthyer brenda në lokal”, i tha një burim nga grupi hetimor Panoramës. Më pas pistoleta është marrë në dorë nga polici Alban Trimi. Të gjitha veprimet janë zbuluar nga pamjet e kamerave të sigurisë. Por pistoleta e Çiçës nuk është shënuar në procesverbalin e bërë në vendin e ngjarjes. Bashkë me pistoletën është zhdukur edhe telefoni i viktimës. Burime të grupit hetimor thonë se edhe celulari është marrë nga një prej personave që gjendeshin në tavolinë me viktimën, për shkak të thirrjeve që ata kishin bërë në numrin e telefonit të tij.

Loading...

Lini nje pergjigje