Reforma në drejtësi, Meta: LSI e gatshme për ta votuar draftin

0
113

Kreu i LSI-së, Ilir Meta deklaroi se është e drejta e opozitës që të kërkojë më shumë kohë për reformën në drejtësi. Sipas tij, LSI ishte e gatshme për ta votuar që dje draftin e ekspertëve për ndryshimet kushtetuese.

“Me dorëzimin e opinioneve përfundimtare gjithçka ka përfunduar. Grupi i LSI është gati për ta votuar këtë variant, nga dje, jo nga sot, aq më tepër nga e hëna. Ne mund të vazhdojmë debatet dhe për shumë vite, por jemi të ndërgjegjshëm se çdo minutë që kalon është kundër nesh dhe rrezikon progresin në raport me BE, arritjen e një konsensusi për çeljen e negociatave. Këto sms janë bërë të qarta dhe nga Mogherini, nga Hahn. Absolutisht mendoj se tani duhet të ecim drejt procedurave parlamentare për të votuar këtë reformë. Është e drejta e opozitës të kërkojë disa ditë më shumë. Për LSI votimi ka filluar që dje. Në cdo moment që do kërkohet votimi votat tona do jenë për këtë variant,” tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here