Pamjet e dhunës në stadium, Devi Muka dhe tifozët shoqërohen në komisariat

0
149

Pasi tifozët kanë hedhur në fushë sende të forta, shishe e shkopinj në fushë, situata është tensionuar shkaktuar një situatë të tensionuar. Fill pas këtyre incidenteve, policia e Tiranës arrestoi 9 tifozë, mes tyre edhe Dejvi Mukën, drejtori Teknik i Tiranës. Sipas të dhënave zyrtare nga blute e kryeqytetit, dyshohet se Muka është përfshirë në përplasje fizike.

Klubi i Partizanit ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, duke dënuar sipas tyre dhunën nga ana e tifozëve dhe drejtues të skuadrës së Tiranës.

 

REAGIMI

Klubi reagon për dhunën barbare të ushtruar nga tifozët dhe drejtues të Tiranës ndaj drejtuesve tanë në përfundim të takimit Tirana – Partizani. Në ambientet brenda stadiumit Drejtori i Përgjithshëm Dritan Dervishi dhe dy përfaqësues të tjerë të klubit janë goditur jo vetëm nga tifozë por ajo që është më e rëndë nga drejtues të klubit bardheblu drejtori teknik Devi Muka por edhe persona të paautorizuar të cilët kanë sulmuar stafin e Partizanit. Pamjet flasin qartë, por ne do ti bëjmë publike edhe me pamje të filmuara. Përfaqësues të klubit tonë mbahen padrejtësisht në ambjentet e komisariatit Nr. 2, ndërkohë që ndaj dhunuesve nuk merret asnjë masë. Klubi i kërkon të gjitha instancave kompetente organeve shtetërore, drejtësisë dhe policisë të marrin masat ndëshkuese ndaj individëve për këtë sulm vandal që ndodh në fushat e futbollit. Tirana si klubi organizator ka përgjegjësinë kryesore për mbarvajtjen e takimit dhe sigurinë e ekipit mik. Kurrsesi nuk mund të pranohet nga ana e klubit tonë një mikpritje e tillë e cila ka shkelur rëndë Fair – Play -in mos treguar aspak mikpritje sportive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here