iPhone 7 nuk do të ketë vend për kufje, ja cfarë ka menduar apple
Një nga ndryshimet më të mëdha të përfolura kohët e fundit për iPhone 7 ishte se celulari i ri nuk do të ketë portin 3.5mm për kufje. Por, një raport i ri sugjeron se celulari nuk do ta largojë këtë port.
Sipas raporteve të reja nga Kina, komponentët e brendshëm të pajisjes së ardhshme të Apple kanë treguar se porti 3.5mm për kufje është ende aty.
Faqja kineze Weibo thotë se celulari i ri i Apple është i projektuar me portin për kufje brenda dhe se do t’i ngjajë shumë iPhone 6S.
Për më tepër, kjo ueb-faqe thotë se celulari do të ketë një ekran 4.7 inç. Weibo shton se Apple do të lëshojë edhe një pajisje Bluetooth e cila do të mundësojë mbushjen e iPhone pa e futur fare në rrymë.
iPhone 7 dhe një iPhone 7 Plus i mundshëm pritet të lansohen në fund të këtij viti.